Ngritja e duarve gjatë lutjes, qoftë pas namazit apo edhe jashtë tij, është një nga veprimet e lejuara fetarisht, mbase edhe është një nga sunetet e duasë, respektivisht lutjes. Në lidhje me këtë janë transmetuar mbi 50 hadithe të sakta, të cilat flasin për ngritjen e duarve gjatë lutjes. (Subulu-selam, komenti i Bulugul-meram, nga Sen’aniju). Transmetohet nga Jezid ibn Se’id ... Shfaq »
Arkivat e Autërve: Senad Maku
Shtatë mënyra si ta rritësh pasurinë (si ta rritësh nafakën në shtëpinë tënde)
Lute Zotin për falje. Allahu i madhërishëm thotë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” (Nuh, 10-12) 2. Mbaj lidhjet familjare. Enesi r.a. transmeton: “Kush dëshiron që t’i rritet furnizimi dhe të jetojë gjatë le t’i ... Shfaq »
Këshilla të mrekullueshme për nënat
Të dashura nëna! Para se t’i zgjoni fëmijët tuaj, uluni pranë tyre tre minuta, me zë të ulët lexojeni Ajetul-kursinë, suren el-Ihlas, el-Felek dhe en-Nas, pastaj i zgjoni butësisht, duke ua shqiptuar sa më shumë Subhanallah në vend të britmës dhe ulërimës. Oj nënë! Ulu me fëmijët tuaj para gjumit për disa minuta, thuaju se ti i don ata. Përqafoji. ... Shfaq »
Dashuria ndaj dynjasë dhe frika nga vdekja
Pejgamberi (savs), para kaq shekujsh, ka paralajmëruar: „Do të vijë një kohë kur popujt do të bashkohen kundër jush sikur që bashkohen dhe mblidhen njerëzit e uritur rreth sofrës!” Dikush e pyeti: „O Dërguari i Allahut, atëherë, a do të jemi ne pak?“ Ai u përgjigj: „Jo, përkundrazi! Ju atëherë do të jeni shumë, por do të jeni si shkuma të cilën ... Shfaq »
Dhënia e dorës dhe thënia “All-llahu kabull” pas namazit
Dhënia e dorës pas mbarimit të namazit është një akt i pëlqyer, por nuk është i detyrueshëm. Vlera është edhe më e madhe kur personat nuk kanë mundur ta përshëndesin njëri-tjetrin para se të falin namazin. Duke u përshëndetur dhe duke ia dhënë dorën njëri-tjetrit shtohet dashuria dhe fuqizohet afërsia ndërvëllazërore. Pas dhënies së dorës bëhet dua dhe lutje që ... Shfaq »
Tetë pyetje të zakonshme për të cilat Kurani ka dhenë përgjigje
Pikëllimi me vete sjell një numër pyetjesh … pafund “pse?” Këtu në disa pyetje janë dhënë përgjigje nga Kurani. 1. Ne gjithmonë pyesim: Pse po më ndodhin sprovat? Kurani përgjigjet: Mendojnë njerëzit se do të lihen (të qetë) nëse thonë: Na kemi besuar! E që ata nuk do të vihen në sprovë? E, me të vërtetë, Ne i kemi sjellë në ... Shfaq »
Pesë vepra që duken të “padëmshme” por kanë dënim të madh në Botëm Tjetër
Pesë vepra të këqija që duken “të padëmshme”, por që shkaktojnë dënim të madh në botën tjetër Kur mendojmë për veprat e këqija për të cilat pason dënimi sipas Islamit, mendjet tona zakonisht fokusohen në ato që janë më të qarta si shirku, vrasja, bixhozi, pirja e alkoolit dhe kështu me radhë, por këto nuk janë veprat e vetme që ... Shfaq »
Tregim këshillues: Sadakaja më parë arrin tek Allahu se sa tek dora e të varfrit
Përmendet që Lejs ibn Sa’di ka qenë tregtar i suksesshëm me mjaltë. Një ditë atij i arriti anija përplot me fuqi (barela) me mjaltë. Kur kuptoi për këtë, një plakë e varfër erdhi me një enë të vogël dhe i tha: – Të lutem, ma mbush këtë enë me mjaltë. Lejsi e refuzoi, ndërsa plaka duarthatë u kthye në shtëpinë ... Shfaq »
Kur është Nata e Kadrit, o Fudajl ibn Ijad?
Fudajl bin Ijadi është lindur në vitin 725 në Horasan, me origjinë arabe. Fillimisht ka qenë udhëheqësi i një bande kusarësh, që i kanë plaçkitur njerëzit rrugës, mirëpo më vonë do t’i ndodhë ngjarja e mëposhtme dhe të bëjë një kthesë të madhe në jetën e tij. Do t’i përkushtohet fesë, asketizmit dhe do të kalojë në qytetin Kufe, ku ... Shfaq »
Sadakatu-l-fitri
“Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i Madh, i di qëllimet.” (El-Bekare, 261). Të nderuar vëllezër e motra! Jemi në muajin Ramazan dhe po kalojmë gjysmën e tij. Kjo është hutbeja e ... Shfaq »