Të Fundit
Programi i Natës së Kadrit, 23.07.2014

Programi i Natës së Kadrit, 23.07.2014

Mbrëmë me datë 23.07.2014, në Xhaminë e Klleznës u organizuar një program fetarë për nder të Natës së Kadrit, ku përveç xhematit vendas morën pjesë musafir edhe nga vendet tjera përreth duke i dhënë një hijeshi më shumë kësaj natë dhe kësaj xhamie.
Mbasi u fal namazi i Teravisë, imami i xhamisë Senad ef. Maku mbajti një ligjëratë disa minutëshe, ku më pastaj pasoi shpërblimi i dy nxënësve të Shkollës Fetare Islame në xhaminë e Klleznës, të cilët janë nxënës të kësaj shkolle.
Ato ishin Erjon dhe Egzon Kroma, ku para masës kënduan përmendësh suren Jasin, duke na emocionuar si nga mosha e vogël e tyre por dhe nga preciziteti e mprehtësia e mësimit përmendësh të kësaj sureje. Gjë që u shpërblyen nga familja Tula me nga 150 euro për secilin. E lusim Zotin që këto nxënës ti shpërblejë dhe të bëhen hafiza, kandila të Kuranit Famëlartë, gjithashtu familjen Tula e cila përherë gjendet pranë nesh në aktivitetet dhe shpërblimet e tilla, Zoti ia shtoftë bereqetin dhe pasurinë.
Programi vazhdoj me Korin e xhamisë së Klleznës ku performuan me disa nga Ilahit më të reja të kohës si dhe disa recitime dhe monologje ne lidhje me këtë muaj të bekuar të Ramazanit, duke na dhënë shumë mesazhe përmes tyre.
Dhe në fund Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, organizoj një koktej rasti në oborrin e xhamisë, ku atmosfera ishte e këndshme deri në minutat e fundit të kësaj nate.

Me respekt,
Këshilli organizativ i kësaj mbrëmjeje.

10363325_337378166411339_1415030399321896607_n 10378539_337378213078001_6393916148038147366_n 10410325_337378536411302_8052780086726801983_n 10445136_337378179744671_1359444949788609237_n 10505329_337378386411317_7929868528744340159_n 10533993_337378333077989_1041754924478200006_n 10563116_337378539744635_5480706402131006572_n 10569004_337378283077994_5553701008066684156_n 10569040_337378443077978_1053998246786852754_n 10583898_337378399744649_8240616771098465327_n