Të Fundit
Para ramazanit të gjithë duhet t’i shqiptojmë fjalët vijuse

Para ramazanit të gjithë duhet t’i shqiptojmë fjalët vijuse

Duke pritur muajin më të zgjedhur, ramazanin, dëshiroj me gjithë zemër të dëshmoj se për hir të Allahut, ua bëj hallall:

– Të gjithë atyre që më përgojojnë;

– Të gjithë atyre që më kanë bërë zullum (padrejtësi);

– Të gjithë atyre që më kanë fyer, dhe

– Të gjithë atyre që vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Sinqerisht më vjen keq dhe le të ma bëjnë hallall:

– Të gjithë ata që i kam hidhëruar,

– Të gjithë ata që i kam lënduar, ose

– Që kam qenë shkaktar që dikush është ndierë i shqetësuar.

Allahu le t’i shpërblej të gjithë ata:

– Të cilët më kujtojnë mua në lutjet e tyre,

– Të cilët tregojnë respekt për mua, pa praninë time,

– Të cilët më afrohen me zemër të pastër dhe dashamirëse, dhe

– Të cilët më bëjnë mua bamirësi.

O Zoti i qiejve dhe tokës, i të njohurës dhe të panjohurës, Ti i Cili nxjerr nga errësirat në dritë atë që dëshiron.

Na dhuro mëshirën Tënde në këtë muaj të begatshëm të ramazanit, dhe na jep fuqi që t’i përballojmë të gjitha sprovat që do të vijnë, si dhe forcoje umetin tonë me unitet dhe dhembshuri. Amin! (iskra-islama.net)

Përkthim: Miftar Ajdini (Islampress)