Të Fundit
Kemi gjithçka, por pak jemi falënderues!!

Kemi gjithçka, por pak jemi falënderues!!

Falënderimet janë për Allahun e Madhërishëm, Zotin tonë të Cilin e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë. Atë njeri të cilin e drejton Allahu askush nuk mundet ta humbasë, ndërsa atë njeri që humbët rrugën dhe veten e tij, askush tjetër veç Allahut nuk mundet ta drejtojë. Dëshmojmë dhe vërtetojmë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Madhërishëm, që është Një dhe i pa shoq. Dhe, dëshmojmë dhe vërtetojmë se Muhamedi (a.s.) është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij i fundit.

Vëllezër besimtarë! Tema e hutbes së sotme është: “Kemi gjithçka, por pak jemi falënderues!!

Në hutben e sotme, do ta ndaj me juve një tregim nga një ngjarje e vërtetë, e cila i ka ndodhur një dijetari të njohur musliman.

Ai është shejh Muhamedel-Arifi, i cilime një rast ekishte vizituar një vend (shtet), dhe gjatë vizitës, me miqtë e tij,ishte ndalurnë një restoran për të ngrënë ushqim. Pasi që ishin jashtë qytetit, pas drekës, kishin vendosur të shëtisnin deri në fshatin aty pranë, t’u japin selam fshatarëvedhe të bisedojnë me ta rreth gjendjes së tyre. Kur kishin hyrë në fshat, kishin parë se shtëpitë e banimit ishin shumë të vjetra dhe të konsumuara, që sipas tyre kuptohejse ato ishin familje të varfëra. Se çkakishte përjetuar me atë rast shejh Muhamed el-Arifi, më së miri dëshmojnë fjalët e tij, të cilat po i paraqes në vazhdim:

Ai thotë: “Erdhëm deri te një shtëpi, parasë cilës ishte një djalë që kishte rreth 8 vjet. E pyeta për babain, më tha se nuk e di se ku është ai. Pastaj e pyeta, ku është nëna jote,më tha se ishte në shtëpi. Unë i thashë që ta thirrë atë. Meqë rast doli një grua tek e cila vëreheshin shenjat e varfërisë. Unë e pyeta për burrin e saj, kurse ajo me pikëllim më tha se ai është në burg për shkak të borxheve! Pastaj e pyeta, se kush kujdeset për ta, dhe ajo më tha, askush!!SubhanAllah! Hyra pak në shtëpi, ku nga çdo cep i saj shprehej varfëria. Pastaj dola. Me vete kisha pak para të zekatit,të cilat njerëzit m’i kishin besuar, dhe ia dorëzova kësaj gruaje.

Pas asaj shtëpie, kaluam te një shtëpi tjetër. Aty pranë derës së saj qëndronte një grua. Në oborrin e kësaj shtëpie ishte një kopsht i vogël, rreth 5 × 5 m. Pasi i dhash selam,gruan e pyeta për burrin e saj, dhe ajo mu përgjigj se i kishte vdekur. Unë e pyeta, a ke djalë, le të dalë dhe të bisedojë me ne. Ajo u përgjigj se ka, por nuk mund të dalë jashtë. Ajo më luti që të hyjë në shtëpi dhe t’i shohë ata. Dhe unë hyra, dhe kisha se çka të shihja. SubhanAllah! I pashë 4 fëmijë, të cilët ishin të shtrirë në dysheme, më i vjetri kishte rreth 15vjet. Të gjithë ishin të palëvizshëm! Po, të gjithë të 4 ishin të palëvizshëm. Jo vetëm që nuk mund të ngriheshin në këmbë, por as duart nuk mund t’i lëviznin!!

Nuk ishin të shtrirë në krevat, por në beton. Ajo ishte dhoma e tyree vetme, njëherit atë e kishin edhe kuzhinë edhe dhomë gjumi. Ishin të shtrirë pranë njëri-tjetrit, kurse afër tyre ishte një pjatë me patate të pjekura. Unë e pyeta,anuk keni ndonjë karrocë (invalidësh) për ta? Ajo u përgjigj, se ata nuk kanëushqim për të ngrënë, e lëre më që të kenë karrocë. As nuk mund punoj askund – tha ajo, sepse më duhet t’i pastroj rregullisht, dhe t’i bartë deri në banjë për nevoja fiziologjike, kurseedhe kur hanë, më duhett’i ushqejë…

Dola nga ajo shtëpi – shtëpia e dhimbjes dhe pikëllimit – dhe nuk e di as vet se si kam dalë.

Dhe pastaj unë e pyeta veten:

– Sa i jemi falënderues Allahut,për faktin se jemi të shëndetshëm dhe të plotë;

– Sa i jemi falënderuesAllahut, për faktin se fëmijët i kemi gjallë dhe shëndosh, asgjë nuk ju mungon;

– Sa i jemi falënderuesAllahut,për faktin se nuk duhet të brengosemi se çka do të hamë nesër për mëngjes, për drekë dhe për darkë. Kur na merr etja, nuk brengosemi dhe nuk mendojmë për begatinë e ujit, thjesht, vetëm e hapim rubinetin dhe mbushim ujë;

– Sa i jemi falënderuesAllahut, që ne e adhurojmë ATË dhe nuk adhurojmë diçka tjetër???

– Sa i jemi falënderuesAllahut,për të gjithçka që kemi dhe mendojmë se është e JONA,dhe se ne jemi meritor për atë që kemi arritur?”

Vëllezër të dashur!

Le të bijmë në sexhde për Allahun, sexhadenta lajmë me lot, mos tangremë kokën tonë,derisa me zemrën tonë, me shpirtin dhe gjuhën tonë ta falënderojmë Allahun për të gjitha begatitë,dhe mos të na shkojë mendja të bëhemi kryelartëe t’i harrojmëbegatitë e Allahut, sepse mund t’i humbim të gjitha për një sekond, dhe atë,kur jemi në çastet më të bukura të jetës!

Arsyet për falënderim janë të shumta, për këtë na vetëdijëson Kurani:

“…edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut nuk do të mundë të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.(Ibrahim, 34)

“O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun e Allahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.” (Fatir, 15)

“Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej Allahut…” (en-Nahl, 53)

Prandaj, vazhdimisht duhet të jemifalënderues për begatitë dhe mirësitë e Allahut. Ta falënderojmë Allahun që na ka dhënë sukses dhe na ka inspiruar të jemi prej falënderuesve.

Në fund e lusim Allahun e Lartësuar, që të na jap sukses për ato (fjalë dhe vepra) të cilat Ai i do dhe është i kënaqur me to!
O Allahu i Mëshirshëm!

Bëje që veprat tona më të mira të jenë veprat e fundit në këtë botë!

O Zot, ndihmoju të rrezikuarve që t’i realizojnë të drejtat e tyre!

O Zot, çliroje umetin nga pandemia, nga okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm!

O Zot, mos na sprovo neve me atë që nuk mund ta përballojmë, mos lejo asnjëherë që të na poshtërojnë apo mposhtin pabesimtarët.

O Zot, bëje që dita jonë më e lumtur të jetë dita e takimit me Ty! Dhe, me mëshirën Tënde na vendos në xhenetin e përjetshëm! Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini