Të Fundit
I’tikafi në Ramazan

I’tikafi në Ramazan

I’tikaf do të thotë të kaluarit në ibadet ditë dhe net të caktuara,ndërkaq, personi i cili e kryen këtë quhet mu’tekif. Ky ibadet specifik është përmendur në Kur’an andaj mund të thuhet se është i vërtetuar me Kur’an, Sunet dhe ixhma’(konsensus të ulemave islamë). Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:

,,… e kur jeni të izoluar (në i’tikaf)në xhamia,mos t’uafroheni atyre(grave për marrëdhënie intime).Këto janë dispozitat e Allahut,pra mos i kundërshtoni…’’(el-Bekare,187).

Ibni Omeri dhe Enesi transmetojnë prej Aishes r.a se: Pejgamberi a.s. është izoluar në i’tikaf pjesën e tretë të fundit të çdo ramazani. Kështu ka vepruar në Medine deri në vdekje’’.Ka transmetime tjera që vërtetojnë se në vitin, në të cilin vdiq, në I’tikaf kaloi dy të tretat e fundit të ramazanit.

Pra, Muhamedi a.s. është mu’tekifi i parë dhe këtë ibadet asnjëherë nuk e ka lëshuar. Pas vdekjes së tij, në i’tikaf kanë hyrë grat e tij(ummehatul-mu’minin-nënat e muslimanëve). Për to, pranë xhamisë së pejgamberit a.s. është ndërtuar lokal i veçantë, në të cilin kanë qëndruar vetëm për ramazan gjatë kohës së i’tikafit. Pas vdekjes së tyre ulemaja kanë marrë qëndrim se i’tikafi për gra mund të jetë vetëm në shtëpitë e tyre(në dhomën në të cilën falen).

Qëndrimi i grave të Muhamedit a.s. i’tikaf mund të arsyetohet në bazë të statusit të tyre që kanë në bashkësinë muslimane, gjë që nuk mund ta kenë grat e tjera. Në të vërtetë, grat e Muhamedit a.s. kanë pasur të drejta të caktuara të cilat nuk vlejnë për grat e tjera.

Llojet e i’tikafit
I’tikafi mundë të jetë: Vaxhib, Sunneti mueked, alel kifaje, dhe mustehab.

VAXHIB është i’tikafi i premtuar. Personi i cili është votuar se do të kaloj një kohë të caktuar në i’tikaf,është i obliguar ta kryejë këtë premtim. Çdo premtim që realizimi i tij nuk është në kundërshtim me parimet islame patjetër duhet të realizohet,sepse për këtë Kur’ani na obligon:

“,Pastaj le të heqin papastërtinë e tyre, le t’i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen(bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë’’.(EL-Haxhxh,29)

Allahu u premton shpërblime atyre që i mbajnë premtimet e veta duke thënë:

“S’ka dyshim se të devotshmit do të pinë nga gota që përzierja brenda saj është nga kafuri (aromatik)”. “ Është një burim prej të cilit pinë robërit e Allahut dhe e bartin atë ku të duan”. “ Ata janë që i zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.”(El-Insan, 5,6,7)

I’tikafi i zotuar, nuk është i lidhur me kohën, ai mund të kryhet në cilin do vit. Se sa do të qëndroj në I’tikaf varet nga zotimi, respektivisht, nga numri i ditëve që ai, vetë i ka caktuar. Nëse p.sh. zotohemi se do ti kalojmë dy net në I’tikaf, kjo nuk do të thotë vetëm dy net, por dy ditë të plota. Edhe pse zotohemi vetëm për I’tikaf, e jo edhe në agjërim, kjo vetvetiu nënkuptohet se I’tikafi nuk do të jetë i vlefshëm, nëse mu’tekifi nuk agjëron. Në I’tikaf hyhet pas kohës së iqindisë e para perëndimit të diellit.

Itikafi suneti muekkede është ai i’tikaf i cili bëhet gjatë pjesës së tretë, të fundit të Ramazanit. Muekkede, do të thotë se nuk ka dyshim se Muhammedi a.s. e ka bërë dhe se edhe më tutje duhet bërë, ndërsa, alel – kifaje, do të thotë se në një vend mjafton një person ta kryej i’tikafin dhe më këtë, nga kjo detyrë lirohen banorët tjerë të atij vendi.

Itikafi mustehab është ai i’tikaf, të cilin personi me dëshirë të vete, gjatë vitit dëshiron ta kryej në xhami. Për këtë i’tikaf nuk është e caktuar koha, dhe mu’tekifi nuk e ka për borxh që të agjëroj, edhe pse për këtë i’tikaf preferohet agjërimi nafile.

Detyrat e Mu’tekifit

I’tikafi në xhami është i mundshëm vetëm për meshkujt, dhe atë në atë xhami e cila ka xhematin e vet (edhe sikur të mos falen pesë kohët e namazeve) dhe e cila ka imamin dhe myezinin e vet. Nijeti siç është i domosdoshëm në detyrat e tjera, p.sh. Te namazi dhe agjërimi, ashtu para se të hyjë në i’tikaf, mu’tekifi duhet të bëj nijjet.

Nuk është e lejuar që të dilet nga i’tikafi, pos për të falur namazin e xhumasë, nëse në atë xhami nuk falet ky namaz. Qëndrimi në atë xhami, në të cilën ka ardhur për ta falur namazin e xhumasë është i detyruar që menjëherë të kthehet në xhaminë, ku është duke e kryer i’tikafin. Aisheja r.a. thotë: “sunnet është që mu’tekifi të mos vizitoj as të sëmurin as të prezantoj në përcjelljen e xhenazeve, as të kontaktoj me gruan, e as të mos dal, pos në nevoja fiziologjike. S’ka i’tikaf pa agjërim, dhe as që mund të kryhet diku pos në xhami”, (Nejlul – avatar, IV, 267)

Mu’tekifi kur del për nevoja fiziologjike apo për larjen e domosdoshme (guslin), doemos të kthehet menjëherë në xhami, sepse nuk e ka të lejuar të merret me asnjë punë tjetër apo me ndonjë bisedë të panevojshme. Se sa kujdes u është kushtuar detyrave të mukelifit, flet edhe fakti se në disa vepra të fikut, është theksuar se mu’tekifi nuk e ka të lejuar të hip në minare dhe tub thërras ezanin.

Nëse fjalët e H. Aishes dhe rregullat tjera rreth kryerjes së i’tikafit, i kemi parasysh atëherë, na është e qartë, se në ata xhemate, ku imami është m’utekif, duhet siguruar imam për namazin e xhenazes, që imami të mos dal nga i’tikafi dhe pa nevojë të qëndroj, sepse në këtë mënyrë vjen në pikëpyetje rregullsia e i’tikafit.

S’ka dyshim se mu’tekifët duhet të jenë njerëz të ditur, të devotshëm dhe autoritativ. Krahas leximit të Kur’anit në i’tikaf, falet namaz nafile, mësohen shkencat fetare, mu’tekifit ka të drejt që xhematit të vet ti mbaj vaiz (ders) dhe ti udhëzoj ata në punë të mira. Sipas disave, leximi i mukate;leve, mbajtja e vaizëve, konsiderohen ndër detyrat e mu’tekifit.

Itikafi gjatë ramazanit praktikohet, në dhjetë ditët e fundit të tij, sepse në to gjendet edhe Nata e Kadrit, natë në të cilën ka filluar shpallja e Kur’anit dhe në të cilën ibadeti është më i vlefshëm se një mijë muaj (Ku’rani, streha El-Kader, 3)

Allahu i Madhërishëm i porosit muslimanët: “që Muhammedin a.s. ta kenë shembull më të mirë”, pra, shembull në ibadete. Ibadet që rregullisht ai e ka kryer, në Ramazan, është i’tikafi andaj ne duhet të kemi kujdes ndaj këtij ibadeti dhe gjithnjë, duhet ta praktikojmë.

Ibrahim Xhananoviq
_________________

Botuar në: Hëna e re, viti VIII, nr. 71, 15 shkurt 1994, fq. 25.