Të Fundit
Çfarë ishte malli i Pejgamberit a.s. para vdekjes?

Çfarë ishte malli i Pejgamberit a.s. para vdekjes?

Para vdekjes, Pejgamberi a.s. e bëri Haxhin e Lamtumirës, dhe menjëherë i zbriti ajeti: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe…” (El-Maide, 3).

Ebu Bekri (shoku më i afërt) kur e dëgjoi këtë ajet, filloi të qajë. Shokët i thanë, pse po çan, ky ajet është sikur edhe shumë të tjerë që i kanë zbritur Pejgamberit a.s prej Allahut!? Ai iu tha, jo, ky ajet ka për qëllim Pejgamberin (fundin e jetës së tij). Pastaj, kur u kthye Pejgamberi a.s. në Medinë prej haxhit, i shpallet ajeti i fundit i Kur’anit: “Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (Bekare, 281).

Pejgamberit a.s. filloi t’i rëndohet sëmundja, dhe me ç’rast kërkoi që t’i vizitojë dëshmorët e Uhudit. Pasi e çojnë atje, Pejgamberi a.s qëndroi para varreve të tyre dhe u thotë: “Paqja qoftë mbi ju o dëshmorë të Uhudit. Ju keni vdekur më parë dhe unë në dashtë Zoti do u bashkëngjitëm së shpejti.”

Gjatë kthimit për në shtëpi (Medinë), Pejgamberi a.s. filloi të qajë. Shoqëruesit e pyesin: “Përse qan o i Dërguar i Allahut? Ai u përgjigjet: “Më ka marrë malli për vëllezërit e mi.” Të pranishmit e pyesin:”Po, a nuk jemi ne vëllezërit e tu o Pejgamber i Allahut?! Muhamedi a.s. ua kthen: “Jo. Ju jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi janë ata njerëz që do të vijnë më vonë, që do më besojnë, edhe pse nuk më kanë parë.”

Inshallah ne jemi prej tyre.

Urime MEVLUDI – Datëlindja e Muhamedit a.s.!