Në Fitr Bajram kur ipen fitrat, në vend të hurmave, elbit apo grurit ipet kundërvlera me të holla siç është e njohur kundërvlera në 2 euro; 3euro; 5 euro dhe 10 euro.
Kjo për arsye se për të varfërin është më lehtë shfrytëzimi i i të hollave për nevojat e veta për ushqim.
Parashtrohet pyetja: A lejohet që të varfërit t’i ipen 120 euro në vend të Kurbanit dhe ai t’i shpenzoj ato të holla për nevoja të ndryshme ose edhe për nevoja ushqimore?
Përgjigjia është si në vijim:
Assesi nuk lejohet të paguhet kundërvlera në vend të prerjes së kurbanit mirëpo:
- Lejohet që të autorizohët i varfëri që ta pres Kurbanin ashtu që i ipen të varfërit 120 euro dhe ai e blenë Kurbanin në emër të atij i cili e ka autorizuar, pastaj i varfëri e prenë Kurbanin në emër të të autorizuarit dhe e konsumon mishin e atij Kurbani.
-Nëse prehet kafsha për Kurban dhe rastësisht vërtetohet se ka qenë mbarsë dhe kafsha e vogël shpëton, atëherë për kundërvlerë të saj jepet sadaka dhe kafsha e vogël rritet dhe shfrytëzohet.
Përgatiti: Hoxhë Musli Verbani
Marrur nga FCB i tij.