Të Fundit
Vlerat në të cilat ka thirrur Pejgamberi i fundit, Muhammedi a.s.

Vlerat në të cilat ka thirrur Pejgamberi i fundit, Muhammedi a.s.

Muhamedi, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në thëniet e tija, i foli njeriut për vlera madhështore, të cilat paraqesin bazament të forte të kulturës së lartë, ardhmërisë së shëndoshë dhe mirëqenies shoqërore. Për të folur për këto vlera dhe thënie, do të na nevojitej shumë kohë dhe hapësirë, ndërkaq ne me këtë rast, do të përmendim disa prej tyre, sa për ilustrim:

MËSHIRA:

Në luftën e Uhudit, kur ai vetë u lëndua dhe u vranë shumë shokë të tij, pra afër 70 vetë, ai përsëri iu drejtua Allahut me lutje:”O Zot, udhëzoe popullin tim, se ata nuk dijnë”.

Kur hyri në Mekë pas largimit nga ajo, bashkë me shokët e tij i ndjekur dhe i dobët ushtarakisht, i fortë dhe me ushtri të madhe, u tha armiqve të vetë, të cilët ia kishin sjellur gjitha ato dëme dhe të këqija:”Shkoni sot, jeni të lire”.

“Të mëshirshmit, i mëshiron i Gjithëmëshirshmi”.

 SIGURIA:

“Musliman i vërtetë, është ai nga dora dhe gjuha e të cilit janë të sigurtë muslimanët tjerë”.

“Nuk do ta ketë besimin e plotë asnjëri prej jush, derisa nuk është i sigurtë fqiu i tij, nga dëmet që mund t’ia sjell”.

SOLIDARITETI SHOQËROR:

“Unë dhe ai që kujdeset për bonjakun, në xhenet do të jemi afër si gishti tregues me gishtin e mesëm”,dhe tregoi me gishta.

“O njeri, shpenzo nga ajo që të është dhënë, do të jepet edhe ty”.

 RESPEKTI NDAJ TJERËVE:

“Kush beson Allahun dhe ditën e mbramë, le të fletë mire ose le të heshtë, dhe kush beson në Allahun dhe ditën e mbramë, le ta nderojë musafirin e tij”.

“Kije ndërmend Allahun kudo që të jesh.Pas të keqes pason e mira, ajo do ta fshijë të keqen.Dhe edukoj njerëzit me moral të mire”.

FORCIMI I MARRËDHËNIEVE NDËRNJERËZORE:

“Mos ia keni xhelozinë njëri tjetrit, mos e mashtroni njëri tjetrin, mos e urreni, moa ia ktheni njëri tjetrit shpinën, mos garoni njëri me tjetrin në shitblerje dhe bëhuni robët e Zotit, vëllezër…”.

“Ai i cili e ruan nderin dhe fytyrën e vëllait të vet në mungesë të tij, Allahu do ta lirojë nga zjarri i xhehenemit”.

“Dëshiro për të tjerët, atë që dëshiron për vete”.

 MORALI I MIRË:

“Më i dashuri tek Allahu është njeriu me sjellje më të mire”.

“Me të vërtetë jam i dërguar për t’i plotësuar virtytet e larta morale”.

DITURIA:

“Nuk niset kush në rrugë për të kërkuar dije, pos që melekët t’ia shtrijnë krahët atij nga dashuria ndaj asaj që bën ai”.

“Vlera e dijetarit ndaj të devotshmit është sikur vlera e hënës ndaj yjeve tjera”.

“Ruajeni diturinë duke e shkruar”.

JETA FAMILJARE:

“Pranojeni rekomandimin që me gratë të silleni mirë…”.

“Më i miri prej jush është ai që është më i mire ndaj gruas së vet (familjes), kurse unë jam më i miri prej jush ndaj familjes së vet”.

Dr. Bashkim Aliu