Të Fundit
Vlera e jetës së njeriut

Vlera e jetës së njeriut

Një djalë trembëdhjetë vjeçar kishte dalur së bashku me familjen e tij në shëtitje detare. Pasi që varka e tyre u ndal në bregun e detit, të gjithë familjarët u angazhuan në përgatijen e ushqimit dhe gjërave të tjera.

Ndërkohë djali deri sa qëndronte afër bregut, humb ekuilibrin dhe bie në det, mirëpo nga zhurma e valëve nuk e dëgjoi askush, deri sa ky me ngulitje kërkonte ndihme.

Andej pari kalon një i moshuar, hidhet në det dhe e shpëton djalin. Pasi e nxori, prindërit i falënderohen kalimtarit.

Kalimtari para se të largohej përqafon djaloshin ndërsa ky sinqerisht i falënderohet. I moshuari ia ktheu: “UROJ QË JETA JOTE T’IA KETË VLEJTUR TË SHPËTOHET!” dhe largohet.

Nga kjo fjali djaloshit i lindën shumë pyetje:
– A ndjenë se ke vlerë e cila të bën të kujdesesh për veten;
– A u shkakton mungesa jote humbje të tjerëve;
– A ke ndonjë objektiv për të cilin jeton dhe që frikësoshesh nga vdekja para se ta realizosh;
– A ke ndërmend të lësh gjurmë kur të ndahesh nga kjo botë?

URTËSIA:
“Ka shpëtuar ai i cili e ka pranuar sinqerisht besimin në zemër, e ka zemrën të qetë dhe karakterin e drejtë.”

Bëhuni shembull dhe trashëgues të vërtetë të hapave të të Dërguarit alejhis-selam i cili shërben si shembull për ne në të gjitha sferat e jetës.

Lutfi Muhamremi