Të Fundit
TELEGRAM URIMI PËR FESTËN E FITËR BAJRAMIT

TELEGRAM URIMI PËR FESTËN E FITËR BAJRAMIT

Telegram urimi
Të nderuar xhematlinjë, miq dhe dashamirë.
Ditët e bekuara të muajit të Ramazanit po kalojnë. Jemi në prag të festës së Fitër – Bajramit ditës teksa i kurorëzojmë ibadetet tona kur Allahu i shpërblen robët e Tij të devotshëm.
Në këtë festë të madhe shpirtërore si dhe gjithmonë, të mos harrojmë që të mendojmë edhe për ata që nuk kanë, sepse një ditë edhe ne mund të jemi njëri prej tyre !
Nxitoni që të mos leni familje të uritur, fëmijë të pa gëzuar, jetim të pa përkrahur, të sëmur të pa vizituar dhe të mërzitur të pa ngushëlluar !
Zoti na ndihmoftë dhe na bashkoftë në punë të mira dhe në solidaritet të përhershëm me njëri tjetrin !
Andaj, me rastin e festës së Fiter-Bajramit kam kënaqësi që në emër të Imamit të xhamisë, Këshillit të xhamisë dhe Forumit Rinor të ju përcjellim urimet më të sinqerta me dëshirë dhe duke e lutur Allahun që ibadetet të na i bëjë Kabul kurse juve dhe familjeve tuaja të ju falë shëndet dhe mbarësi.
Duke ju uruar edhe një herë, pranoni selamet dhe përshëndetjet tona.Urime festa e Fitër Bajramit !
E gëzofshim për shumë mote !
Imami i xhamisë së Klleznës
Këshilli i xhamisë së Klleznës
Forumi Rinor i xhamisë së Klleznës
10559743_338426879639801_6465307413462275032_n