Të Fundit
Shtatë gabime të përhapura në ramazan

Shtatë gabime të përhapura në ramazan

Allahu i Madhërishëm me obligimin e muajit të Ramazanit para njeriut vendosi qëllime të larta si arritja e shkallëve më të larta të devotshmërisë dhe pastrimi i shpirtit, ndërsa qëllimi i agjërimit assesi nuk është uria apo vështirësitë e njeriut.

Për fat të keq shumica e agjëruesve nuk e kuptojnë si duhet ramazanin, andaj bëjnë lëshime që shpesh lënë pasoja në agjërimin e tyre. Ja disa lëshime apo gabime:

1. Mos njohja e vlerës së vërtetë të ramazanit, kështu që shumë agjërues nuk përgatiten si duhet për këtë muaj dhe e presin si të gjithë muajt tjerë. E gjithë përgatitja për këtë muaj fokusohet në blerjen e ushqimeve dhe pijeve të ndryshme, ndërsa përgatitja e domosdoshme, ajo shpirtërore harrohet.

2. Pritja e shpejtë e përfundimit të këtij muaji, çka është pasojë e ndjenjës së vështirësive në përkushtim dhe ibadet.

3. Mos interesimi për dispozitat e agjërimit, kështu që shumë agjërues nuk i dinë rregullat e agjërimit e as që i pyesin të dijshmit për këto. Duhet të jemi të vetëdijshëm se agjërimi është obligim, një ibadet të cilin Allahu na e ka obliguar dhe për të cilën ka vendosur rregulla të cilat duhet të dihen, që nga vaxhibet, sunetet, mustehabet dhe mekruhet e agjërimit.

4. Një nga gabimet e përhapura është edhe bërja e mëkateve gjatë agjërimit. Shumë agjërues gjatë ramazanit largohen nga disa gjëra që janë të lejuara jashtë këtij muaji, si ushqimi, pijet dhe marrëdhëniet intime, ndërsa në të njëjtën kohë vazhdojnë të bëjnë mëkate që janë të ndaluara edhe në ramazan edhe jashtë tij si: përgojimi, thashethemet, ofendimi, nënçmimi dhe përdorimi i fjalëve të fëlliqta.

5. Neglizhimi i nijetit në agjërim. Nuk është fjala për nijetin që thuhet me gojë, por për vetëdijen dhe meditimin e njeriut për atë se për çfarë dhe për Cilin është agjërimi i tij.

6. Bërja e veprave të mira vetëm në ramazan, kështu që pas ramazanit të njëjtit që bënin vepra të mira në ramazan, pas tij vazhdojnë me mëkatet dhe zakonet e vjetra. Pra, ibadetin e rezervojnë vetëm në muajin e ramazanit.

7. Një gabim që haset shumë shpesh tek agjëruesit është hidhërimi i shpejt, fjalët fyese dhe morali i dobët gjatë diskutimit në ramazan.

Përshtati: Arsim Dauti (Islampress)