Të Fundit
Raportet martesore në Islam

Raportet martesore në Islam

Duke qenë martesa thelbi i zhvillimit të shoqërisë nëpërgjithësi, por edhe shkolla e parë e edukimit moral të vet saj, Allahu xh.sh, e ka ngrit të njejtën  në nivel të institucionit, duke e ngritur aq lartë,  sa që i jep edhe formën obligative apo farzin.

Allahu xh.sh., na ka porositur:

“Dhe martohoni të pamartuarat  (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershmëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madhm i gjihëdijshëm.”

(Nur 32)

Një shoqëri me familje të shëndoshë është një shoqëri me baza të shëndosha. E kundërta, ajo shoqëri iështë dedikuar shthyrjes, degjenerimit dhe më në fund humbjes.

Në Kur’anin famëlartë por edhe në synetin dhe  traditën  e profetit të fundit, Muhammedit a.s, Zoti ka përcaktuar çdo raport të përditshmërisë islame, duke mos harruar as edhe një detaj.

Në fillim dha formën duke e vendosur burrin dhe më pas gruan shtylla të familjes.

Ka thënë Allahu xh.sh. në Kur`anin Famëlart:

” O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.”

( En-Nisa:1)

Në normat e sheriatit islam sot gjen të rregulluar çdo raport mes burrit e gruas. Ata janë dy krijesa të ndryshme të cilat e plotësojnë njëri-tjetrin dhe kanë të drejta e obligime ndaj njëri-tjetrit, ndaj shoqërisë dhe ndaj Krijuesit të gjithësisë.

“Në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëher martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri, me katër. E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëher vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robërëshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.”

 (Nisa 3)

Duke u bazuar në Kur’an, edhe Pejgamberi i fundit, Muhamedi a.s, në zinxhirin e praktikës së tij hadithore na nxit në bashkimin e gruas dhe burrit për zhvillimin dhe shtimin e njerzimit.

hadith të cilën e transmeton gruaja e tij e ndershme, Aisheja radiAll-llahu anha, kjo shihet në mënyrë eksplicite:

“Martesa është pjesëë sunnetit tim, kush nuk e praktikon sunnetin tim, ai nuk ështe prej meje! Martohuni, sepse unë do të krenohem me numrin e madh të Ummetit tim mbi të tjerët! Kush ka mundësi – le të martohet, ndërsa kush nuk ka mundësi – le të agjërojë, sepse është mburojë!”

Arsyeja e diktimit nga Allahu xh.sh. për domosdoshmërinë e bashkimit të burrit dhe gruas e sheh edhe nga prizmi i moralit njerëzorë. Burrat dhe gratë e martuara, janë më të sigurt në duart e njëri-tjetrit edhe në aspektin e ruajtjes së moralit.

I frymëzuar nga Allahu xh.sh. Muhamedi a.s na porosit:

 “O ju rini, kush ka mundësi të martohet le të martohet, sepse është më mirë për shikimin dhe më ndershëm për organin seksual. Në qoftë se nuk ka mundësi të martohet, atëher le të agjeroj, sepse agjërimi është mburoj për të!”

Islami është feja e parë e cila i dha fund celibatit apo murgërisë dhe niveli i respektit të personave që mbesin pa martuar nuk ështëi njejtë. Murgëria është një formë e teprimit në sjelljen fetare, ndërkaq Islami ndërtohet mbi baraspeshë dhe mesatari në çdo gjë.

Kur disa nga shokët e Pejgamberit a.s , e me ta edhe Sa`d Ibën Ebi Vekasi,kishin kërkuar që t`u lejohet ta braktisin jetën e kësaj bote dhe martesën, ai (Pejgamberi a.s) refuzoi një gjë të tillë për ta.Ai po ashtu refuzoi edhe të tjerët,të cilët kërkuan leje që t`i ndërpresin emocionet dhe ndjenjat e tyre seksuale.Ata thanë; “Po të na lejonte të bënim një gjë të tillë,do ta bënim (të ndërpresim ndjenjat seksuale).”

Pejgamberi a.s.,  ka paralajmëruar se në qoftë se lihet martesa, do të paraqitet amoraliteti dhe anarkia në shoqëri, që më së miri mundë të vërëjmë në kohën tonë në të cilën si pasojë e mosrespektimit të ligjit të All-llahut xh.sh dhe paralajmërimeve të Pejgamberit a.s. janë shumuar sëmundjet te pashërueshme.

Në hadithin të cilën e transmeton  Ebu Hatim el-Muzeni radijAllahu anhu, Pejgamberu a.s. pralajmëron:

 “Nëse ju vjen dikush me fenë dhe karakterin e të cilit jeni të kënaqur, atëher, martojeni vajzën tuaj me të. Nëse nuk e bëni  këtë  në tokë do të ketë fesad dhe çrregullime të mëdha.”

Imam Tirmidhiu vëren se ky transmetues nuk transmeton asnjë hadith tjetër, e për këtë edhe vlerësohet përveç si hasen edhe si garib.

Thjesht martesa është siguria se do të vijë e nesërmja, se shoqërija do të do të shtohet. Jo më kot porosit shembëlltyra e Pejgambërisë:

“Martohuni qe te shtoheni se une do te mburrem me ju para ummeteve tjera”

(Bejhekiu dhe Abdurrezaku)

Kjo temë është shumë e gjerë dhe e thellë e cila duhet të analizohet nga të gjitha segmentet e saj. Ne do të përfundojmë me kaq duke lutur Allahun xh.sh. që të na pastrojë zemrat tona.

Përgatiti: Hatip Fejzullau   (Islampress)