Të Fundit
Nxënësit nga Kllezna përfaqësues në garat Republikane në Mesim-Besim

Nxënësit nga Kllezna përfaqësues në garat Republikane në Mesim-Besim

Sot, ditën e Shtunë me 28.04.2018 në Bashkësinë Islame në Ulqin si dhe në çdo Bashkësi Islame në komunat tjera të Malit të Zi u organizuan garat e mësim-besimit Islam.

Nga xhamia e Klleznës në këtë garë morën pjesë gjithsejt 4 nxënës. 2 nxënës (grupi i pare, klasa 1-5) e që ishin Labinot Rexha dhe Jasmina Spahiq, ndërsa 2 nxënës të tjerë (nga grupi i dytë, klasa 6-9) Arnesa Rexha dhe Allma Spahiq.

Pranë komisionit në përbërje të Kryeimamit të Ulqinit Ali ef. Bardhit, Jusuf ef. Dervishi nga Meshihati si dhe imamit Amir ef. Tula, nxënësit testuan njohuritë e tyre nga fusha e mësim-besimit.

Nga grupi i parë (klasa 1-5) dolën fitues:

1. Ubejd Tula (xhamia Rashtishes)

2. Jasmina Spahiq (xhamia e Klleznes)

Ndërsa nga grupi i dytë (klasa 6-9) fitues ishin:

1. Arnesa Rexha (xhamia e Klleznes)

2. Allma Spahiq (xhamia e Klleznes)

Ubejd Tula është nxënës i imamit të nderuar Hydajet ef. Tula, ndërsa tre fituesit e tjerë janë nxënësit e imamit Senad ef. Maku.

Këta nxënës do të përfaqësojnë Ulqinin në garat Republikane në Mësim-Besim në Podgoricë që do të zhvillohen me 12.05.2018.

Nxënësve iu dëshirojmë suksese dhe fitore.

2018-04-28 11.28.51 2018-04-28 12.14.29