Të Fundit
Momenti më i pikëllueshëm në Ditën e Gjykimit

Momenti më i pikëllueshëm në Ditën e Gjykimit

Thuhet se: Njeriu do të jetë më i pikëllueshëm në Ditën e Gjykimit, atëherë kur e kupton se nuk do të jetë në gjendje t’ia japë as t’ia dhurojë asnjë sevap nënës tij as babait tij, përkundër dashurisë së pamasë që ndien ndaj tyre. Ndërsa në të njëjtën kohë, do të jetë i detyruar t’ia japë sevapet e tij dhe veprat e mira atij të cilin e ka urryer, për shkak se e ka përgojuar dhe i ka bërë zullum në jetën e kësaj bote.

Për këtë arsye Dita e Gjykimit, ndër të tjera, quhet edhe “Jevmut-Tegabun” – “Dita e vetë-mashtrimit”.

Prandaj, le të mendojmë mirë për fatkeqësinë më të madhe në Ditën e Gjykimit dhe mos të lejojmë që ibadetet tona dhe veprat e mira të gjenden në peshojën e veprave të mira të njerëzve të tjerë.

O Allahu i dashur, na i ruaj gjuhët tona nga përgojimi, bartja e fjalëve të huaja, mashtrimi, fyerjet e njerëzve të tjerë dhe gënjeshtrat, dhe na regjistro në mesin e robërve Tuaj të nderuar!
Gjithashtu na bëj që libri i veprave tona të jetë në IL-LIJJUN, që është Libri për të cilin kujdesen ata që janë afër me Allahun. Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini