Të Fundit
Lutja që largon vështirësitë: Çka do të thotë ajo?

Lutja që largon vështirësitë: Çka do të thotë ajo?

Imam Muslimi regjistron hadithin nga ibn Abbasi r.a. ku thuhet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s në rast vështirësie e lexonte këtë lutje:

La ilahe illallahu-l-‘adhimu-l-halim. La ilahe illallahu Rabbu-l-‘arshi-l-‘adhim.

La ilahe illallahu Rabbu-s-semavati ve Rabbu-l-erdi  ve Rabbu-l-‘arshi-l-kerim.

(“Nuk ka hyjni tjetër, përveç Allahut, të madh e të butë. Nuk ka hyjni tjetër përveç Allahut, Zot i arshit të madh. Nuk ka hyjni tjetër përveç Allahut, Zot i qiejve e i Tokës, Zot i arshit të ndershëm”).

Këtë lutje duhet lexuar gjithmonë kur na paraqiten vështirësi. Imam Taberi thotë se lutjen në fjalë në situata të vështira e kanë lexuar gjeneratat e para të muslimanëve dhe e kanë emërtuar Duaja që lexohet në vështirësi.

Duke komentuar këtë hadith Et=Tibi thotë: Në këtë hadith i Madhërishmi lavdërohet me emrin El-Halim – i Buti, sepse ky emër është në përputhje me vështirësitë dhe brengat. Butësia tregon dijen, sepse injoranti nuk mund të jetë i butë e as që mund të jetë fisnik.

Imam Askalani në librin e tij Fethul Bari përmend shembuj të ndryshëm nga gjeneratat e para që duke u lutur me këtë dua, kanë dalë nga vështirësitë dhe brengat.

Përktheu: A. D. Islampress