Të Fundit
LOJË SHPËRBLYESE deri me 29.04.2018 (Fito edhe ti)

LOJË SHPËRBLYESE deri me 29.04.2018 (Fito edhe ti)

Të nderuar miq, nxënës dhe studentë bëhuni pjesë e lojës shpërblyese duke na dërguar Poezinë apo Esenë më të bukur kushtuar të dërguarit MUHAMED a.s.

UDHËZIMI SE SI DUHET TË KYÇENI NË LOJË:

1. Merreni një flet A4 të bardhë.

2. Shkruani emrin-mbiemrin dhe POEZINË apo ESENË më të bukur, me fjalë shumë të dashura dhe prekëse kushtuar Muhamedit a.s.

3. Poezia apo Eseja që do të zgjedhni duhet të jetë e shkurtër, jo më shumë se sa faqja punuese e dhënë në profil. Keni kujdes, nuk duhet të jetë e njëjta poezi apo prozë nga punimet e vitit të kaluar që keni marr pjesë në lojën shpërblyese.

4. Shkrimi të jetë i qartë dhe i lexueshëm.

5. Afati për dorëzimin e punimit është deri me datën 29.04.2018 (e diel).

6. Mbasi ta përfundoni punimin, fotografojeni me celular punimin dhe na e dërgoni në inbox të faqes në FCB por mundeni edhe përmes VIBERIT në nr. mob. 069 649 664.

Ose na e dërgoni të shkruar në letër personalisht me datë 29.04.2018 në xhami prej orës 11:00 deri në ora 13:00.

7. Punimet e zgjedhura nga ju që do ti sillni deri me datë 29.04.2018, do të publikohen në formë fotografije po atë ditë në profilin zyrtarë të Xhamisë së Klleznës në Facebook dhe do të qëndrojnë deri me 13.05.2018 (e diel) që vizitorët e profilit ta kenë mundësinë e pëlqimit të punimeve të ofruara nga nxënësit.

8. Punimi që do të pëlqehet më së shumti nga dita e publikimit në FCB, pra mbas datës 29.04.2018, gjatë 15 ditëve (prej 29 prill deri 13 maj) nga vizitorët e profilit të xhamisë në facebook, që do të ketë LIKE më së shumti do të shpallet fitues.

9. Fituesit e më shumë pëlqimeve nga vizitorët e faqes, si, Vendi i parë, i dytë dhe i tretë do të shpallen me datë 13.05.2018, ku do të kenë DHURATA (komplete librash) dhe MIRËNJOHJE nga Xhamia e Klleznës, secili sipas vendit që ka fituar.

10. Andaj bëhuni pjesë e profilit të Xhamisë së Klleznës në facebook dhe insistoni që edhe të tjerët të zgjedhin punimin e më të mirit.

Të drejtë loje kanë të gjithë shqiptarët nga Mali i Zi, pasiqë në profilin tonë kemi miq edhe nga Tuzi e Malësia.

PUNË TË MBARË

LOJE SHPERBLYESE NE FCB 1 final