Të Fundit
LOJË SHPËRBLYESE deri me 07.11.2021 (Fito edhe ti)

LOJË SHPËRBLYESE deri me 07.11.2021 (Fito edhe ti)

LOJË SHPËRBLYESE PËRMES PËLQIMEVE NË FACEBOOK

Të nderuar miq të FCB-ut, nxënës dhe studentë bëhuni pjesë e lojës shpërblyese duke na dërguar Poezinë apo Esenë më të bukur kushtuar të dërguarit MUHAMED a.s.

UDHËZIMI SE SI DUHET TË KYÇENI NË LOJË:

1. Merreni një flet A4 të bardhë.

2. Shkruani emrin-mbiemrin dhe POEZINË apo ESENË më të bukur, me fjalë shumë të dashura dhe prekëse kushtuar Muhamedit a.s.

3. Poezia apo Eseja që do të zgjedhni duhet të jetë e shkurtër, jo më shumë se sa faqja punuese A4. Keni kujdes, nuk duhet të jetë e njëjta poezi apo prozë nga punimet e viteve të kaluar që keni marr pjesë në lojën shpërblyese.

4. Shkrimi të jetë i qartë dhe i lexueshëm.

5. Afati për dorëzimin e punimit është deri me datën 07.11.2021 (e diel).

6. Mbasi ta përfundoni punimin, fotografojeni me celular punimin dhe na e dërgoni në inbox të faqes në FCB -(Hoxhë Senad Maku) por mundeni edhe përmes VIBERIT në nr. mob. 069 649 664.

7. Punimet e zgjedhura nga ju që do të na i dërgoni deri me datë 07.11.2021, do të publikohen në formë fotografije po atë ditë në profilin zyrtarë të Xhamisë së Klleznës në Facebook ose te profili Hoxhë Senad Maku dhe do të qëndrojnë deri me 20.11.2021 (e shtunë) që vizitorët e profilit ta kenë mundësinë e pëlqimit të punimeve të ofruara nga kandidatët.

8. Punimi që do të pëlqehet më së shumti nga dita e publikimit në FCB, pra mbas datës 07.11.2021, gjatë 13 ditëve (prej 07 nëntor deri 20 nëntor) nga vizitorët e profilit në facebook, që do të ketë LIKE më së shumti do të shpallet fitues.

9. Fituesit e më shumë pëlqimeve nga vizitorët e faqes, si, Vendi i parë, i dytë dhe i tretë do të shpallen me datë 21.11.2021 (e dielë), ku do të kenë DHURATA (komplete librash) dhe MIRËNJOHJE nga Xhamia e Klleznës, secili sipas vendit që ka fituar. Dhuratat dhe Mirënjohjet i merrni po atë ditë në Xhaminë e Klleznës, ora 11:00.

10. Andaj bëhuni pjesë e profilit të Xhamisë së Klleznës në facebook dhe insistoni që edhe të tjerët të zgjedhin punimin e më të mirit.

PUNË TË MBARË

246512092_4194618847330746_1560765810427096666_n