Të Fundit
Labinot Rexha fitues i lojës shpërblyese

Labinot Rexha fitues i lojës shpërblyese

Të Dielën me datë 13.05.2018, për të tretin vitë me radhë, përfundoj me sukses loja shpërblyese përmes pëlqimeve në facebook për punimin më të mirë me titull: “Poezia, Eseja më e bukur kushtuar Pejgamberit MUHAMED a.s. të organizuar nga Xhamia e Klleznës.
Pjesëmarrësit në lojë që kanë ofruar punimet e tyre, dhe lërja në dispozicion të publikut, vizitorëve të profilit në facebook të xhamisë së Klleznës gjatë 14 ditëve, ka bërë që të përzgjedhin tre nga kandidatët më të votuarit, apo duke marrë më së shumti pëlqime (LIKE).

Nga kandidatët më të votuarit ishin, sipas rënditjes:
1. Labinot Rexha (vendi i parë)
2. Dorijana Meqikukiq (vendi i dytë)
3. Blerina Rexha (vendi i tretë)

Xhamia e Klleznës i nderoi me MIRËNJOHJE dhe komplete librash kushtuar jetës dhe veprës së Pejgamberit Muhamed a.s. dhe literaturë e përgjithshme islame.

I falënderojmë të gjithë kandidatët që morën pjesë me punimet e tyre, ndërsa falënderim të veçantë për gjithë vizitorët e profilit të Xhamisë së Klleznës në facebook që përcjellin aktivitetet tona dhe që bënë të mundur që të përzgjedhin fituesin e kësaj loje.

Jeni pjesë e aktiviteteve tona, ku do të kemi edhe surpriza tjera në vazhdimësi.

Me respekt.
Imami i Xhamisë së Klleznë

2018-06-03 12.20.17