Të Fundit
Ku bazohet shprehja e haxhit “Shkofsh e mos u kthefsh”

Ku bazohet shprehja e haxhit “Shkofsh e mos u kthefsh”

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush del nga shtëpia e tij dhe merr rrugën për Haxh ose Umre dhe gjatë rrugës e zë vdekja, shpërblimi i Haxhit dhe Umres do t’i shkojë deri në ditën e Kijametit”.

Transmetojnë Taberani dhe Bejhekiu nga Selmani r.a. nga Pejgamberi a.s. që ka thënë: “Kush vdes në njërën nga dy vendet e shenjëta Meke(Qabe) apo Medine(Xhamia e Pejgamberit), i obligohet shefati (ndërmjetësimi) im dhe do të jetë në ditën e kijametit nga të shpëtuarit”

Ndërsa shprehja më e drejtë që duhet thënë Haxhiut gjatë urimit do të ishte: Shkofsh e mos u kthefsh me mëkate, për arsye se atij që i pranohet Haxhi kthehet te shtëpia e tij pa asnjë mëkat, ashtu siç e ka lindur nëna.

Përgatiti: Ibrahim Beqiri (Islampress)