Të Fundit
Gjithsejt: 465 shporta per 465 familjeve ne nevoje.

Gjithsejt: 465 shporta per 465 familjeve ne nevoje.

Të dashur vëllezër e motra

Ju njoftojmë se për të gjashtin vit me radhë Xhamia e Klleznës shpërndau Shporten e Bajramit si aksion humanitar në ndarjen e ndihmave që u dedikohet familjeve në gjendje të rënduar ekonomike në tërë teritorin e komunës së Ulqinit me rrethinë dhe në Krajë.
Në netët e Kurban Bajramit, konkretisht 2-3 ditë para Bajramit, Xhamia e Klleznës bëri shpërndarjen e 250 shportave të Bajramit, ku shporta përmbante gjërat elementare ushqimore dhe ato higjenike.

Pasi gjatë muajit të Ramazanit kemi bërë shpërndarjen e 215 shportave, atëherë pjesën tjetër të hollave të mbetura nga donatorët e shumtë që kanë kontribuar gjatë muajit të Ramazanit dhe ditëve të bajramit, kemi pasur obligim moral si para Zotit të Plotëfuqishem dhe para donatorëve që amanetin e tyre, pasurin e tyre që na besuan neve si Xhami e Klleznës në shpërndarjen e ndihmave e perfunduam me angazhimin maksimal, sinqeritet të plotë dhe me bindje se shperblimin do ta kemi tek Zoti i Madhëruar, për të gjithë ata që kontribuan në menyra të ndryshme.

Andaj si komision i Shportës së Ramazanit dhe te Shporta e Bajramit jemi plotësisht të kënaqur me mbarëvajtjen e të dy aktiviteteve humanitare që u realizuan nga Xhamia e Klleznës, Këshilli i Xhamisë dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës.
Në të dy aktivitetet u shpërndanë gjithsejt 465 pako.

Lusim Zotin e Plotfuqishëm që donatorëve tanë, të ua sghtoj bereqetin si dhe mbarësi në familjet e tyre. Urojmë që shpesh herë të jemi prej atyre me shpirte e zemer të pastër, të jemi të drejtë dhe human gjatë jetës sonë.

Zoti ju bekoftë bamirës.

2018-08-14 18.32.49 2018-08-14 19.28.13 2018-08-14 19.28.25 2018-08-14 19.28.43 2018-08-14 19.28.50 2018-08-14 19.29.01 2018-08-18 10.28.51 2018-08-18 12.28.29 2018-08-18 12.28.31 2018-08-18 12.36.06 2018-08-18 12.36.20 2018-08-18 14.32.41 2018-08-18 15.23.31 2018-08-18 15.23.59 2018-08-18 15.24.42 2018-08-18 15.24.53 2018-08-18 15.31.41 2018-08-19 11.25.38 2018-08-19 11.32.02 2018-08-19 11.33.16