Të Fundit
APEL: Ura e Klleznës, monument historik

APEL: Ura e Klleznës, monument historik

Duhet kërkuar nga institucionet tona por edhe nga vet banorët e Klleznës mbrojtjen e kësaj ure shekullore, që mos të dëmtohet kjo urë me rastin e zgjerimit të aksit rrugorë Ana e Malit -Ulqin. Të kemi kujdës që ta ruajm këtë vlerë kulturore dhe historike me më shumë rëndësi. E cila është e ndërtuar në vitin 1696.

 

Për ndërtimin e kësaj urë është një rrëfim interesant që u përcoll brez mbas brezi deri në ditët tona. Thuhet se mjeshtri i cili e ka ndërtuar këtë urë ka qenë nga Dibra. Atij kjo punë i është ofruar nga klleznorët; ai ka thënë se gëlqerja e cila do të përdoret për ndërtim duhet të qëndrojë në gropë 15 vjet. Mbas kësaj periudhe, mjeshtri dibran dhe një punëtor tjetër e kanë ndërtuar këtë urë në vitin 1696. Pas kryerjes së punës, mjeshtri është vrarë dhe është varrosur në afërsi të xhamisë, ku edhe sot ekziston varri.

Ndërsa, me rastin e ndërtimit të rrugës Ulqin-Krythë në vitin 1954, pranë kësaj urë është ndërtuar ura e re për qarkullimin e mjeteve të komunikacionit, dhe nga ajo kohë ura e vjetër humbi vlerat e mëparshme duke u bërë dytësore.

Që nga ndërtimi i saj nuk është bërë ndonjë intervenim apo restaurim i saj, ndërsa në vitin 1982 ajo pësoi goditje, sepse mbi urë, pasi u hoqën gurët, u vendosën gypat e ujësjellësit të Millës, duke krijuar kanalin përkatës. Por për fat ura nuk pësoi dëme të mëdha, edhe pse një gjë e tillë ka mundur të ndodhë. Ndërkaq sikur të kishte pasur trajtimin e monumentit të kulturës, një gjë e tillë nuk do të ki-shte ndodhur. Prandaj vlerësoj se është e udhës që pushteti vendor i Ulqinit të marrë iniciativë që ura e Klleznës të evidentohet në regjistrin e monumenteve të kulturës dhe si e tillë të këtë mbrojtje li-gjore. Vetëm në këtë formë do të dëshmonim në praktikë se dëshirojmë të ruajmë dhe të përkujdesemi për këto pak monumente që ekzistojnë në mjedisin tonë.

72730_121634588022155_78555892_n 313343_121634424688838_786787055_n 397641_155852457897245_437757603_n 530751_155852704563887_628379784_n 531741_121633681355579_1850394266_n 544110_121634271355520_613032396_n 554472_155852544563903_806990021_n 1001379_223041187848238_1191612663_n 1538905_1414216858816264_505164669_n