Të Fundit
Ajo që nëna juaj nuk do t’ua thotë!

Ajo që nëna juaj nuk do t’ua thotë!

Fëmijët e mi! Ndjehem jashtëzakonisht e lumtur kur të hyni tek unë duke mbajtur në duar atë që më bën të ndjehem se ju po kujdeseni për mua, edhe nëse do të ishte diçka e parëndësishme!

Ajo që nëna juaj nuk do t’ua thotë!

Jam e ngarkuar nga qëndrimi për kohë të gjatë në kuzhinë nga dhimbja e shpinës dhe mpirja e këmbëve. Vallë, a jam bërë unë shërbëtore për juve dhe për fëmijët tuaj?! Më duket se keni ardhur për të biseduar me njëri-tjetrin, kurse unë nuk kam pjesë në bisedë me juve, sepse juve nuk ju pëlqen biseda ime.

Ajo që nëna juaj nuk do t’ua thotë!

Sa do të isha e lumtur nëse do ta ndieja mirënjohjen tuaj për gjithçka që kam bërë dhe sakrifikuar për ju, por si do ta dini ju se sa jam lodhur për ju, kur ju i keni familjet tuaja dhe fëmijët tuaj. Mos më fajësoni për pyetjet e shumta dhe brengosjen time për juve, sikur ju që pyetni për fëmijët tuaj dhe kujdeseni për ta. Pra, ju ende jeni fëmijët e mi, dhe zemra ime dëshiron që të ju përqafojë.

Ajo që nëna juaj nuk do t’ua thotë!

Nuk kam nevojë për udhëzimet tuaja sikur të isha fëmijë i pakuptueshëm dhe i pabindur: “Nënë, bëje këtë, nënë, mos e bëj këtë!”Unë po përjetoj një pleqëri të thellë dhe kam nevojë për bamirësinë dhe butësinë tuaj. Pse zemëroheni kaq shpejt? Unë nuk dua që ju ta zvogëloni vëmendjen tuaj ndaj grave tuaja dhe fëmijëve tuaj… Unë jam nëna juaj, dhe,më brengos edhe mua ajo që ju brengos juve.

Ajo që nëna juaj nuk do t’ua thotë!

Jam shumë e lumtur kur më vizitoni papritmas në çdo kohë, sidomos kur jam vetëm. Do të vijë dita kur ju do të hyni në shtëpinë time, por nuk do të më gjeni në të.

Fëmijët e mi, pranojeni këshillën time, sado e vrazhdë që kam qenë me juve, sepse unë ju dua.

Pranojeni këshillën e nënës suaj, e cila në lumturinë tuaj e sheh gjithë bukurinë e kësaj bote.

Përkthim: Miftar Ajdini