Të Fundit
A lejohet të theret kurban për të vdekurit?

A lejohet të theret kurban për të vdekurit?

Pyetja:

Esselamu alejkum!
Hoxhë i nderuar, a është e lejueshme të theret kurban për të vdekurin?

Përgjigjja:

I nderuar, nëse i vdekuri gjatë jetës së tij e ka pasur obligim (vaxhib) kurbanin dhe nuk e ka prerë duke qenë i gjallë, ky obligim ka ngelë borxh për të, dhe lejohet për të gjallin, respektivisht trashëgimtarët e tij që të presin kurban për të vdekurin e tyre, në mënyrë që të lirohet nga obligimi. Mirëpo nëse i vdekuri nuk ka pasur obligim kurbanin duke qenë gjallë, sërish lejohet të theret kurban për të, por ky lloj i kurbanit është nga vullneti i trashëgimtarëve të tij, e në këtë rast duhet pasur parasysh gjithnjë një fakt se, së pari, duhet therur kurban për veten e pastaj për të vdekurin. Koha e therjes së kurbanit për të vdekurin është e ngjashme si koha e kurbanit për të gjallin, pra pas namazit të bajramit e deri në ditën e tretë të bajramit në namazin e iqindisë.

Allahu e di më së miri!