Të Fundit
A lejohet mbjellja e luleve mbi varr

A lejohet mbjellja e luleve mbi varr

Pyetje:

Cili është vendimi fetar mbi mbjelljen e drunjëve apo luleve përsipër varrit apo pranë tij?

Përgjigjja:

Në emrin e Allahut Mëshirëplotë dhe Mëshirues. Falënderimet tona qofshin për Allahun, Zotin e botëve. Selamet dhe përshëndetjet tona të përzemërta qofshin mbi zotëriun tonë Muhammedin alejhisselam, që ëshët vula e të gjithë të Dërguarve dhe Pejgamberlerëve të Allahut Fuqiplotë. Njashtu përshëndetjet tona të përzemërta qofshin për familjen e Pejgamberit dhe gjithë shokët e tij, pasuesit e tyre dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e Gjykimit.

Imam Buhariu dhe Imam Muslimi transmetojnë nga Abdullah b. Abasi radiallahu anhuma, i cili thotë: “I Dërguari i Allahut, Muhammedi salallahu alejhi ve selem kaloi pranë një avllie të Medines (apo Mekes) dhe aty dëgjoi zërat e dy njerëzve që vuanin dënimin e tyre në varr. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem tha se, këto dy janë duke u dënuar edhe atë jo për diçka shumë të madhe. Pastaj tha: Gjithsesi, njëri prej tyre nuk ruhej gjatë kryerjes së nevojës së vogël dhe tjetri prej tyre ka qenë një njeri që ka eceur me thashetheme (nemimeh). Pastaj i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem lypi një degë të njomë dhe e theu më dysh. Mbi varrin e çdonjërit prej tyre vendoi nga një copë dege. Të pranishmit e pyetën duke i thënë: O i Dërguari i Allahut! Çka është kjo që veprove? I Dërguai i Allahut, salallahu alejhi ve selem u tha: Shpresoj që t’ua lehtësojnë dënimin derisa nuk thahen (apo derisa të thahen).”

Nga kjo ndodhi e vënies së degëve mbi këto varre, dijetarët kanë ardhur në përfundim se lejohet vënia e borzilokut mbi varreza.

Mirëpo, në koleksionin e fetfave hanefite El-Fetava El-Hindieh thuhet: “Vënia e trëndafilave dhe borzilokut mbi varreza është një vepër e mirë. Ndërsa, vepër edhe më e mirë është dhënia sadeka e çmimit të këtyre luleve. Kështu thuhet në veprën El-Garaib“.

Sa i përket mbjelljes së drunjëve mbi varr, kjo gjë nuk lejohet për shkak se rrënjët e drurit e prishin varrin. Ndërsa, s’ka dert nëse mbjellja e drunjëve bëhet pranë varrit, me kusht që ky veprim të mos shkaktoj dëm apo pengesë per varret tjera.

Autor: Prof. Dr. Ahmed El-Haxhi El-Kurdi [1]

Burimi: http://www.islamic-fatwa.com/fatawa/index.php?module=fatwa&id=13520

Përktheu: Hazir Selmani (Islampress)

______________________

Prof. Dr. Ahmed El-Haxhi El-Kurdi është njëri nga akademikët më të mëdhenj sirian të fikhut hanefi. Ai ka lindur në qytetin e Alepos më 8 nëntor 1938. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Alepo. Në vitin 1963 mbaroi Fakultetin Sheriatit në Universitetin e Damaskut. Në vitin 1967 mbrojti me sukses titullin magjistër i fikhut komparativ edhe atë në Fakultetin e Sheriatit dhe Ligjit, pranë Universitetit të Az’harit. Një vit më vonë, me sukses mbrojti edhe titullin tjetër, magjistër i shkencës së tefsirit, po ashtu në Universitetin e Az’harit. Ndërsa, në vitin 1970 mbrojti me sukses edhe atë me notë të lartë, titullin doktor i fikhut komparativ edhe këtë në Universitetin e Az’harit.

Ai ka qenë profesor në disa universitete dhe fakultete të famshme të botës arabe edhe atë: Universitetin e Damaskut, Universitetin e Alepos, Universitetin e Bengazit në Libi, Fakultetin e Euzaiut në Liban, Universitetin e Kuvajtit, etj.

Prof. Dr. Ahmed El-Haxhi El-Kurdi është autor i disa veprave tejet të rëndësishme. Disa prej këtyre vepra, akoma edhe sot e kësaj dite përdoren si materiale bazore për studime nga studentet e Fakultetit të Sheriatit në Universitetin e Damaskut dhe më gjerë. Ky dijetar i madh është edhe njëri nga ekspertët kryesorë të përpilimit të Enciklopedisë Fikhore të Kuvajtit (XLV vëllime). Ai është autor i mbi 65.000 fetfave të publikuara në webfaqen www.islamic-fatwa.com

Tani jeton dhe punon në Kuvajt. Allahu e ruajt dhe ia shtfotë ymrin e bereqetin!