Të Fundit
A duhet t’i këndohet ezani dhe ikameti foshnjes të porsalindur?

A duhet t’i këndohet ezani dhe ikameti foshnjes të porsalindur?

Pyetja:
Esselamu alejkum!
A duhet t’i këndohet ezani dhe ikameti një foshnje të porsalindur apo nuk ka nevojë?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, një ndër dispozitat e parapara në Sheriatin islam për fëmijën e porsalindur është këndimi i ezanit në veshin e djathtë dhe ai i ikametit në veshin e majtë. Kjo duhet bërë menjëherë pas lindjes, sepse kësisoj veproi edhe vetë Pejgamberi a.s.,  i cili ezanin dhe ikametin ia këndoi Hasanit, birit të Aliut, të lindur nga Fatimja.

Allahu e di më së miri!