Të Fundit
Shtatë kurthe të shejtanit

Shtatë kurthe të shejtanit

MOS I BESONI SHEJTANIT EDHE KUR JU ÇON KAH E “MIRA”

Shejtani me njeriun i ka 7 situata të ndryshme, ku secila është më delikate se tjetra:

– Së pari ai e fton në mosbesim (1), Allahu na ruajttë, nëse ai i përgjigjet, shejtani e ka arritur objektivin e tij dhe atë njeri e vendos në anën e grupit të fatkeq.

– Nëse ai nuk i përgjigjet, e thirr për të bërë bidate (risi) (2).

– Nëse shpëton nga risitë, me qëndrim të fortë duke e ndjekur Kuranin dhe Sunnetin, e fton për të bërë mëkate të mëdha (3), duke ia zbukuruar ato, duke e bindur që ta shtyjë pendimin dhe duke insistuar në mëkatet e mëdha, deri sa ato ta mbizotërojnë dhe ta shkatërrojnë atë.

– Nëse nuk i përgjigjet thirrjes së tij për të kryer mëkate të mëdha, do të përpiqet që ta çojë në mëkate të vogla (4), duke ia zbutur ato në sytë e tij, ashtu që ai fillon t’i bëjë shpesh dhe në vazhdimësi, dhe duke këmbëngulur në to, ato fitojnë peshë dhe e shpijnë në shkatërrim.

– Nëse edhe kjo i dështon, ai e bind atë që të jepet pas gjërave të lejuara, në dëm të ibadeteve vullnetare (5), të cilat mund t’i sjellin shpërblim të madh tek Allahu i Plotfuqishëm.

– Nëse njeriu nuk e dëgjon, ai e fton që të merret me gjëra më pak të vlefshme dhe t’i harrojë veprat më të vlefshme (6), me qëllim që ta zvogëlojë shpërblimin e tij në ahiret, sepse veprat e mira dallojnë mes vete në vlerë dhe shpërblim.

Nëse asnjë nga të lartpërmendurit nuk i shkojnë përdore, e fton ushtrinë e tij dhe ndjekësit e tij që t’i shqetësojnë besimtarët dhe tu bëjnë keq (7) në mënyra të ndryshme.

I vetmi shpëtim nga shejtani është këmbëngulja në kërkim të mbështetjes tek Allahu, në përmendjen e Allahut dhe në faljen e namazit me xhemat.

„E, nëse shejtani fillon të të mashtrojë, kërko mbështetje te Allahu. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.“ (Fussilet, 36) .

Përkthim: Miftar Ajdini (Islampress)