Të Fundit
NJOFTIM: DITA E PARË E KURBAN BAJRAMIT – E MËRKURË, 28.06.2023

NJOFTIM: DITA E PARË E KURBAN BAJRAMIT – E MËRKURË, 28.06.2023

Xhamia e Klleznës njofton besimtarët e vet se Dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të Mërkurë, më 28 qershor 2023.
Manifestimi fillon në ora 04:35 me faljen e namazit të Sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Imami i xhamisë.
Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 05:40 minuta.

Këshilli i Xhamisë së Klleznës, Imami i xhamisë si dhe Forumi Rinor i Xhamisë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban-Bajramit!