Të Fundit
Me 20 mars pritet të ketë eklips (Zënia e Diellit) ??

Me 20 mars pritet të ketë eklips (Zënia e Diellit) ??

Pyetja: Hoxhë i nderuar, çka mund të na thuash në lidhje me eklipsin që do të ndodhë ditën e xhuma me 20 mars. Si e parasheh Islami këtë dukuri ?
Përgjigje: Selam i nderuar
Sa i përket pyetjës tënde, kam dëgjuar nëpër lajme por edhe në portale të ndryshme që do të ndodhë një eklips, zënie të diellit, ditën e Xhuma me 20 mars, pritet të filloj në 09:35 dhe të përfundoj në 11:55.
Kjo nuk është diçka e re dhe shqetësuese pasiqë kemi qenë dëshmitarë edhe të rasteve të tilla në vitet e kaluara, andaj nuk duhet bërë panik në këtë aspekt pasiqë kjo është veç një dukuri natyrore e caktuar nga Zoti i Plotfuqishëm. Prej këtyre shenjave është kur dielli apo hëna, për një kohë të caktuar, humbin shkëlqimin e dritës për shkak të qëndruarit të hënës apo tokës në mes njërit trup dhe diellit.
Andaj neve si musliman e kemi për obligim që me rastin e eklipseve të bëhet falja e namazit të eklipsit (Salatul Kusuf).
El-Mugirah ibn Shu’be ka thënë: “Ditën që vdiq Ibrahimi (djali i vogël – foshnjë) i Profetit (sallAllahu alejhu ue selam) pati një eklips të diellit dhe njerëzit thanë: ‘Ky eklips ka ndodhur për shkak të vdekjes së Ibrahimit’.
I Dërguari i Allahut tha: ‘Dielli dhe hëna janë dy shenja të Allahut dhe eklipsi i tyre nuk ndodh për vdekjen apo lindjen e një njeriu. Nëse e sheh eklipsin, atëherë lutjuni Allahut dhe faljuni Atij derisa të përfundojë eklipsi.” (Transmeton Buhariu 1043)
Nëse nuk mund të falet namazi me xhemat në xhami atëherë mund të falet edhe vetëm.

Kjo gjë ka qenë e njohur në kohën e Muhamedit, salallahu alejhi ve sel-lem, dhe ka qenë një rast i rëndësishëm se ka ndodhur në kohë kur vdiq djali i tij Ibrahimi. Në atë rast njerëzit akoma ishin nën ndikimin e besimeve të kota dhe disa menduan se kjo gjë ndodh për ndonjë ngjarje të madhe. Resulullahu, salallahu alejhi ve sel-lem, shpejtoi që të shpjegojë se kjo gjë nuk ka ndodhur për atë shkak të cilin menduan ata dhe tha:

Më të vërtetë dielli dhe hëna janë dy prej argumenteve të Allahut (të fuqisë së Tij) dhe ato nuk e humbin dritën për shkak vdekjes së ndonjë personi as për shkak gjallërimit të tij dhe kur të ndodhë kjo shpejtoni për tu falur dhe lutur Allahun (me frikërespekt) deri sa të largohet ajo qe ju ka ndodhë” (transmeton Buhariu në Sahihun e tij 2\529 Muslimi 2\618 dhe tjerë)