Të Fundit
LOJË SHPËRBLYESE PËRMES PËLQIMEVE NË FACEBOOK

LOJË SHPËRBLYESE PËRMES PËLQIMEVE NË FACEBOOK

Të nderuar miq të profilit të Xhamisë së Klleznës në Facebook, bëhuni pjesë e lojës shpërblyese duke na dërguar Poezinë apo Esenë më të bukur kushtuar të dërguarit MUHAMED a.s.

UDHËZIMI SE SI DUHET TË KYÇENI NË LOJË:

1. Merreni fletën punuese më poshtë, printojeni në letër A4.

2. Shkruani emrin-mbiemrin dhe POEZINË apo ESENË më të bukur, me fjalë shumë të dashura dhe prekëse kushtuar Muhamedit a.s.

3. Poezia apo Eseja që do të zgjidhni duhet të jetë e shkurtër, jo më shumë se sa faqja punuese e dhënë në poshtë.

4. Shkrimi të jetë i qartë dhe i lexueshëm.

5. Afati për dorëzimin e punimit është deri me datën 22.02.2015 (e diel).

6. Mbasi ta përfundoni punimin, fotografojeni me celular punimin dhe na dërgoni në inbox të faqes në FCB/xhamiaklleznes, ose përmes VIBERIT në nr. mob. 069 649 664.

Mundeni të na e dërgoni të shkruar në letër personalisht me datë 22.02.2015 në xhami prej orës 11:00 deri në ora 15:00.

7. Punimet e zgjedhura nga ju që do ti sillni deri me datë 22.02.2015 (e dielë) ato do të publikohen po atë ditë në profilin zyrtarë të Xhamisë së Klleznës në Facebook dhe do të qëndrojnë deri me 01.03.2015 (e diel) që vizitorët e profilit ta kenë mundësinë e pëlqimit të punimeve të ofruara nga JU.

8. Ai punim që do të pëlqehet më së shumti gjatë tërë javës (7 ditëve) nga vizitorët e profilit të xhamisë në facebook, që do të ketë LIKE më së shumti do të shpallet fitues.

9. Fituesi i më shumë pëlqimeve nga vizitorët e faqes, do të shpallet me datë 01.03.2015, ku do të ketë një dhuratë nga imami i xhamisë.

10. Andaj bëhuni pjesë e profilit të Xhamisë së Klleznës në facebook dhe insistoni që edhe të tjerët të zgjedhin punimin e më të mirit.

 PUNË TË MBARË

KLIKO NË FOTO DHE PRINTOJENI NË LETËR A4

LOJA SHPERBLYESE PERMES FCB-ut, A4

REKLAMA

LOJE SHPERBLYESE NE FCB

Lini një Përgjigje