Të Fundit
Kush është humbës gjatë Ramazanit?!

Kush është humbës gjatë Ramazanit?!

“I mallkuar qoftë ai i cili përjeton muajin e Ramazanit dhe lejon të kaloj, ndërsa nuk meriton faljen e Allahut!’; ‘I mallkuar qoftë ai në prezencë të të cilit përmendet emri yt, e nuk lexon salavate për ty!’; ‘I mallkuar qoftë ai pran të cilit plaken njëri apo të dy prindërit, e shërbimi dhe brenga e të cilit nuk e shpijnë në Xhennet’. Unë thashë: ‘Amin!” (transmeton El Hakimi, hadithi është hasen dhe transmetohet edhe në përmbledhjet e tjera të hadithit).
Edhe Ka’b Ibën ‘Uxhre, radiAllahu anhu, transmeton se Resulullahu sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem ka thënë: “Afrohuni minberit!” dhe ne u afruam. Kur hipi shkallën e parë tha: “Amin!”. Kur hipi shkallën e dytë tha: “Amin!” Edhe në shkallën e tretë tha: “Amin!”.
Kur zbriti nga minberi e pyetëm: “O i Dërguar i Allahut, sot nga ty dëgjuam diçka që nuk e kemi dëgjuar kurrë më parë!?” Ai tha: “Kur hipa në shkallën e parë të minberit, Xhibrili alejhis-selam, u paraqit para meje dhe tha: “I mallkuar qoftë ai i cili përjeton muajin e Ramazanit dhe lejon të kaloj, ndërsa nuk meriton faljen dhe mëshirën e Allahut!” Unë atëherë i thashë: ‘Amin!” Kur hipa në shkallën e dytë, tha: ‘I mallkuar qoftë ai në prezencë të të cilit përmendet emri yt, e nuk lexon salavate për ty!’ Unë thashë: “Amin!” Kur hipa në shkallën e tretë të minberit, tha: ‘I mallkuar qoftë ai i cili përjeton që prindërit apo njëri prej tyre të plaken, e shërbimi dhe brenga e të cilit nuk e shpijnë në Xhennet’. Unë thashë: “Amin!” (transmeton El Hakimi, hadithi është hasen dhe transmetohet edhe në përmbledhjet e tjera të hadithit).

Komenti

Në këtë hadith theksohet se Xhibrili alejhis-selam, ka thënë tre mallkime pas së cilës urdhëroi Resulullahun sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem të thotë ‘Amin!’. Meqë është fjala për melek të rangut të lartë, urdhri i Resulullahut sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem, të thotë amin pas çdo mallkimi, lusim Allahun që me mëshirën e Tij të pafund të na ndihmojë dhe mbrojë nga ato vepra të këqija.
Personi i parë gjendet në Ramazan, muajin e bekimit dhe drejtësisë dhe përsëri kalon kohën në mëkate dhe lë pas dore obligimet dhe ashtu nuk meriton faljen. Ramazani është muaji i mëshirës dhe në qoftë se ky muaj kalohet në ligësi dhe mos mosbindje, si mund të pritet falja e mëkateve? Në qoftë se individi nuk mund ta mbërrijë kënaqësinë e Allahut në Ramazan, kur do ta mbërrijë? Ndaj, nuk kemi fare dyshim në shkatërrimin e tij? Këtej, në Ramazan gjenden shumë raste për falje.

Fatkeqi i dytë është ai i cili dëgjon të përmendet emri i Resulullahut sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem dhe nuk lexon salavate për të. Kjo përmendet edhe në shumë hadithe të tjera. Për shkak të lartshënuarës, dijetarët e konsiderojnë vaxhib leximin e salavateve për Resulullahun sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem, sa herë që ta dëgjojnë emrin e tij. Lidhur me këtë mallkim që përmendet në këtë hadith, janë të ndërlidhura edhe vërejtje tjera. Në disa hadithe konsiderohet i pafat dhe i mjerë ai që nuk vepron ashtu. Në vende të tjera përmendet se ato njerëz janë dezertorë dhe kanë humbur rrugën për në Xhennet, apo janë në mesin e atyre që do të hyjnë në Xhehenem dhe janë të pafe e të cilëve nuk do t’u lejohet ta shohin fytyrën e bekuar të Resulullahut sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem.

Këtë gjë dijetarët e komentuan në mënyra të ndryshme. Është fakt i pamohueshëm vërejtja për ata që nuk lexojnë salavate për Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem. Përse? Pikë së pari, nga shkaku se përmes Resulullahut na janë dhënë gjithë këto begati të natyrës së atillë që nuk mund të përshkruhen. Ato begati janë aq të shumta saqë janë të arsyeshme gjithë ato vërejtje. Në anën tjetër, shpërblimet për leximin e salavateve janë shumë të mëdha dhe paraqet dobësi të mos ta shfrytëzosh atë mirësi.

Ky hadith na mëson se Allahu i Madhëruar, për çdo lexim salavate Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem dërgon dhjetë mirësi dhe melekët bëjnë dua për të.. Të gjithë mëkatet i falen, Dhe ata janë në pozitë të ngritur në ditën e Gjykimit dhe pranojnë shpërblimin e madhësisë së malit Uhud dhe për ta do të ndërmerret Resulullahu sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem. Mandej, u është premtuar se do ta arrijnë kënaqësinë dhe mëshirën e Allahut, sigurinë nga frika e ditës së Gjykimit, dhe shikimin e vendit të premtuar në Xhennet që nga koha e qëndrimit në këtë dynja. Veç të përmendurës, ekziston premtimi se do të ruhen nga mospasja dhe varshmëria nga të tjerët. Aty është edhe premtimi i të qenit i afërt i Resulullahut sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem, në Ditën e Llogarisë, premtimi i ndihmesës kundër armikut, premtimi i pastrimit të zemrave nga dyfytyrësia dhe mjerimet shpirtërore…

Mjaftë lajme të mira janë përmendur në hadith për atë, që me bollëk lexon salavate për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem. Juristët Islam kanë thënë se është farz të lexohet salavate për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem, së pakti një herë në jetë, ndërsa është vaxhib të lexohet salavate sa herë që të përmendet emri i tij. Deri sa të tjerët thonë që është mustehab.
Person i tretë është ai në prezencë të cilit plaken njëri apo të dy prindërit, e ai nuk arrin të fitojë Xhenetin ngase nuk i ka përkujdesur mjaftueshëm. Kjo theksohet në shumë hadithe. Dijetarët kanë potencuar se duhet t’u nënshtrohemi urdhrave të tyre në çdo vepër të lejuar. Çdo individ do të duhej të ketë respekt ndaj tyre, madje edhe nëse prindërit e tij janë mosbesimtarë. Nuk kemi të drejtë ta ngremë zërin ndaj tyre. Atyre duhet dhënë përparësi gjatë çdo rasti (deri sa hamë, ecim, rrimë etj.).

Në qoftë se duhet t’i thirrmi në të mira dhe ndalojmë nga të këqijat, duhet vepruar në mënyrë të denjë. Në qoftë se refuzojnë ta pranojnë, edhe mandej duhet respektuar dhe duhet bërë dua që të udhëzohen. Në një hadith transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem ka thënë: “Dera më e mirë për hyrje në Xhennet është – prindi. Në qoftë se doni, kujdesuni, nëse doni, shkatërroni.” E pyetën të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem: “Cilat janë obligimet ndaj prindërve?” Ai u përgjigj: “Ata janë Xheneti dhe Xhehenemi juaj. Gëzimi i tyre është Xheneti, e pakënaqësia e tyre është Xhehenemi. Mandej theksohet se: “Atëherë kur fëmija shikon prindërit me dashuri dhe besim, shpërblimi i atij shikimi është sikur vepra e pranuar.”

Në hadith tjetër qëndron se: „Përveç shirkut, Allahu i falë gjithë çfarë të dëshirojë. Megjithatë, ai thekson dënimin për mosbindje prindërve që në këtë botë.“ Një as’hab ka thënë: „O i Dërguar i Allahut, unë dëshiroj të luftojë.“ Resulullahu sal-lAllahu alejhi ue-s-sel-lem e pyeti: „A e ke nënën gjallë?“ Ai u përgjigj: „Po“. Atëherë i Dërguari i Allahut i tha: „Shërbej asaj,.Xhenneti yt gjendet nën këmbët e nënës.“ Në hadith përmendet që „Kënaqësia e Allahut gjendet në bindjen prindit, e pakënaqësia e Allahut gjendet në mosbindjen ndaj prindit.“

Të shumta janë hadithet të cilat flasin për këtë temë. Nga e sipërpërmendura duhet përfunduar se aty ku nuk ka pasur marrëdhënie të përshtatshme ndaj prindërve, ndërsa prindërit iu kanë vdekur, ata fëmijë meritojnë ndëshkimin. Nga hadithet mësojmë që në raste të tilla duhet bërë dua dhe istigfar për ta, ashtu që të numërohemi ndër ata që u janë bindur atyre. Në një hadith tjetër theksohet se më të mirë janë ata të cilët edhe pas vdekjes së tyre me shokët e tyre sillen sikur është sjell edhe prindi.

Autor: M. Al-Kandehlevi

Në gjuhën shqipe përshtati: Lutfi Muaremi