Feja Islame në trojet shqiptare gjatë Osmanlinjëve
Senad Maku
Shqiptarët i përkasin një populli ndër më të lashtët të Evropës. Përhapja e Islamit në botë e veçan në trojet shqiptare, ka qenë, është dhe do të jetë çështje mjaft e vështirë dhe komplekse. Që të hedhet dritë në këtë temë, nevojitet një qasje multidisiplinore dhe serioze historike, kulturore, shoqerore, filozofike, arkeologjike e të tjera.
Kontaktet e para të shqiptarëve me islamin dhe gjurmët të islamizmit të tyre dëshmohen relativisht herët. Në shekujt e mesjetës paraosmane tokat shqiptare, për hirë të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dendur prej misionarëve të botës islame arabo-turke,qoftë për qëllime tregtare, qoftë për qëllime fetare etj. etj. të cilat i kemi shtjelluar në temat e kaluara.
Është faktuar historikisht se Osmanlinjët kanë filluar të duken në viset ballkanike rreth vitit 1354, kohë kur këto vise bënin një jetë feudale dhe vuanin nën sundimin e bizantit, të bullgarëve, të serbëve etj., të cilët edhe shqiptarët ishin vazhdimisht nën sundimin e tyre, dhe malltretimeve të ndryshme.
“Osmanët ishin gjeografikisht larg, kurse ata që shqiptarët u druheshin se mos i thethitnin, ishin popujt kufitarë me origjinë sllave dhe grekë”. (Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët, Përmbledhje studimesh, fq. 58)
Shumë prej sunduesve ushtronin dhunë ndaj shqiptarëve dhe i terrorizonin ata që nuk u nënshtroheshin urdhërave, ligjeve dhe besimeve të tyre.
Me depërtimin e Perandorisë Osmane dhe me shkatërrimin e Perandorive, për shqiptarët fillon një jetë e re. Perandorin Osmane disa zona apo vende e kanë pritur duarhapur sepse kanë qenë pjesëtarë të fesë Islame edhe para Osmanlinjëve, kurse në disa zona janë pritur dhe konsideruar edhe si shpresë-çlirues.
Perandoria osmane-turke shqiptarët i gjen në gjendjen më të mjerueshme dhe tokat shqiptare të coptuara. Ndërrimi i një pushtuesi të egër me një të butë, i cili me vehte sillte mesazhin hyjnor të Islamit, ishte fillimi i një fati të ri historik, kur fillon të krijohet një shtresë e re e identitetit kulturor e kombëtarë të shqiptarëve. Nën halifatin islam të Osmanlinjëve tokat shqiptare u bashkuan, filluan të frymojnë së bashku, të tregtojnë e të punojnë së bashku. Pastaj, duke parë mesazhet e qarta dhe jodevijuese të Islamit, të cilat i jepnin njeriut vlerë, duke i kushtuar rëndësi lirisë, si gjëja me e çmuar, se si e urrente robërimin e skllavërimin, atëher mendja e shëndoshë nuk mund të rrinte pa e pranuar. Duket se, çdo gjë që nuk e kishin më parë, tashmë e kishin. E si të mos pranonin të bashkëpunonin me këtë sundues, I cili ua hoqi terrin dhe i la të lirë të jetojnë, të punojnë, të tregtojnë, të lirë në besimet tjera, të organizojnë dhe të kenë një identitet të ri, që gati e kishin humbur.
Do të përmend disa nga argumentet të historianëve dhe të tjerë rreth kohës së Osmanlinjëve dhe depërtimit të tyre në Ballkan e në veçanti në trojet shqiptare.
Historiani ynë I periudhës osmane, dr. Ferid Duka në lidhje me këtë çështje ka shkruar: “Faktorët që përcaktuan përhapjen e Islamit në tokat shqiptare janë të ndryshëm, por një gjë duhet thënë: nuk ka pasur një politikë islamizuese të zhvilluar me tendencë të posaçme nga sunduesit Osman. Të dhënat flasin se feja Islame është pranuar me dëshirë, nuk ka pasur dhunë në përhapjen e saj me qëllim që të imponohej si fe në masat e popullit shqiptarë”.
Mark Tirta ka pohuar se Islamizimin e shqiptarëve nuk e shihte si dhunë; por si një ftohje, si një bojkotim i shqiptarëve kundër krishterimit, e pikërisht fillimisht kundër ortodoksisë serbe, greke e bullgare që i shpiente në shkombëtarizimin, në tjetërsimin etnik”.
Arsa Millotoviqi, armik i madh i shqiptarëve i cili thoshte se “shqiptarët me përqafimin e fesë Islame i shpëtuan sllavizmit”. (Islami në shqipëri gjatë shekujve, Ali M. Basha, fq. 70)
Volteri, njëri nga armiqët e fanatikët më të mëdhenj të Islamit thotë se “ modeli islam i rregullimit të jetës, i pranishëm në kohën e Osmanlinjëve, paraqet shembullin më të mirë të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në lirinë e plotë të pjesëtarëve të feve dhe popujve të ndryshëm”.
Historiani Robertson thekson se: “Me të vërtet muslimanët janë ata që e kanë unifikuar zjarrin dhe flakërimin për fen e vet me zemërgjërësi dhe tolerancë ndaj pjesëtarëve të feve tjera dhe këto janë ata që, krahas tërë përkushtimit dhe vendoshmërisë konsekuente për përhapjen e fesë së vet, i kanë lënë të lirë të gjithë ata që këtë fe nuk e kanë përqafuar, sepse kanë dëshiruar t’i mbesin konsekuent mësimit të vet fetarë”.
Kurse Muhamet Pirraku thotë se: “Islami nuk ishte fe turke, e as fe e poshtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarëve dhe të tjerëve dhe turqit në Bashkësinë muslimane osmane paraqisnin vetëm pakicën sunduese”. (Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, N. Ibrahimi, fq. 222,223,232)
Aristidh Kolaj në “Arvanitët”, Athinë, 1985 thotë se:”Nuk ka egzistuar absolutisht asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e turqve”. (Përmbledhje studimesh, vepër e cituar, fq. 47)
Profesori Robert Matran thotë: “ drejtuesit osman nuk kanë pasur vullnet për asimilimin e popullsive të poshtuara, nuk kryen as osmanizimin dhe as islamizimin të detyruar; përndryshe, si do të mund të shpjegonim ruajtjen e gjuhëve greke, bullgare, serbe apo të gjuhëve të tjera dhe feve të tjera…”. Poashtu dr. çiro Truhelka i cili ka thënë se: “Është mendim i gabuar se Islamizmi është përhapur me dhunë. Egzistojnë argumente të shumta, të cilat e hedhin poshtë këtë. Unë mund të përmend vetëm një dhe ai është se shekulli i 19-të nuk do të gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë e manastirë në Ballkan, sikur Islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore”.
Ndërsa Hadrian Renald, është shprehur se: “Nuk ka në botë besim i cili të ketë qenë kaq keq i komentuar nga armiqët e tij dhe që u është shtruar aq shumë nënçmimit dhe mllefit sikurse është Islami”. Italiani Roberto Marocco della Roca, ka shkruar: “Islamizmi i Shqipërisë ka qenë një pritë kundër trysnisë sllave”.
Pët të provuar këtë me 1604 arqipeshkvi katolik i Shkupit informon Romën se shqiptarët ndiqeshin më shumë nga kisha ortodokse se sa nga turqit musliman”. (A.M. Basha, vepër e cituar, fq. 47,48,53,54,59)
Intelektuali Abdi Baleta pohon: “Prania e faktorit musliman në shqipëri ka qenë faktor shpëtimtarë “. Poashtu Gjergj Fishta i cili në “Lahuta e Malcis”, ka shkruar: “Por, pse na të vegjël jemi/ Pse kend fis e vëlla nuk kemi/ Na sot shkjaut s’mund t’i bajmë ballë/ Qi po do t’na përpijë gjallë/ Prandaj, thom se e lyp e mara/ Qi dhe sot na, si përpara/ Të rrim njit me mbret të Stambollit/ Për me i bamun ballë Nikollit…”.
Mirëpo çështë më e keqja, po fshihet e vërteta në lidhje me përqafimin e Islamit. Edhe pse ka filluar të zbehet mendimi se Islami është pranuar me dhunë, mendimi I keq ende egziston. Në literature të ndryshme përmendet gjoja gjendja e rëndë ekonomike Brenda perandorisë Osmane si presion për ta përqafuar fenë Islame. Kjo nuk qëndron, sepse mirëkuptimi midis fesë Islame dhe feve të tjera, tolerance dhe bujaria muslimane kanë qenë çështjet parësore që kanë bërë për vete një numer dhe mas të madhe njerëzish, kurse dhuna ka qenë përjashtim. Lidhur me shkaqet e kalimit të shqiptarëve në Islam, Tomas W. Arnold, përveç të tjerash shkruan: “Është e mjerueshme ajo që pohojnë autorët e krishterë se shqiptarët janë detyruar ta pranojnë fenë nën presionin e dhunës e të haraçeve të paligjshme. Këta autorë nuk na ofrojnë fakte për akuzat e tyre. Zmajeviçi konvertimin e dy mijë njerëzve e arsyeton me numrin e madh të tatimeve dhe të taksave të tjera, por ai në të njëjtën kohë e pranon se edhe muslimanët jepnin të njëjtat tatime”. (Përmbledhje studimesh, vepër e cituar, fq. 115)
Duke e ditur dhe duke I cekur disa nga thëniet, argumentet e lartëpërmendura, se cka sillte islami për shqiptarët në të gjitha sferat e jetës, qoftë materiale, shpirtërore, morale e politike, si mund të mohohet e vërteta e të shpifen intriga për Islamin dhe muslimanët se kinse është përdorur dhunë për përqafimin e Islamit?
Është turp I madh për të gjithë historianët që mbështesin këtë tezë, duke e ditur se Islami ishte ai që na mbrojti nga sllavizmi dhe nga humbja e identitetit tonë.