U nis një njeri drejt Ibrahim Ed’hemit, Allahu e mëshiroftë, dhe i tha: O shejh, shpirti më nxit kah gjynahet! Më këshillo me ndonjë këshillë! Ibrahim Ed’hemi iu përgjigj: Nëse shpirti të thërret t’i bësh gjynah Allahut.. bëji gjynah, s’ka gjë, mirëpo nga unë i ke pesë kushte!! Njeriu i thotë: Po urdhëro! Ibrahim Ed’hemi i tha: Nëse dëshiron t’i ... Shfaq »
Pyetje-Përgjigje
Kush thotë se është vështirë të fitohet xheneti?
– Nëse neve edhe një gjysmë hurme bamirësie na largon nga zjarri; – Nëse sadaka e “shuan” zemërimin e Zotit tonë; – Nëse fjalët: SUBHANALLAHI VE BI HAMDIHI, SUBHANALLAHIL-ADHIM, do të jenë jashtëzakonisht të rënda në peshoren e Ditës së Gjykimit; – Nëse abdesi i fshin dhe shpërlan mëkatet; – Nëse shpërblimi për një vepër të mirë të kryer rritet ... Shfaq »
Shtatë arsye për faljen e namazit me xhemat në xhami
Sikur namazi, ashtu edhe xhemati, është një nga detyrimet e secilit musliman. Ja ku janë disa arsye se pse duhet vazhdimisht që të theksohet rëndësia e faljes së namazit me xhemat, e sidomos në xhami: 1. Falja e namazit me xhemat në xhami tregon për respektin dhe përulshmërinë ndaj Allahut xh.sh., si dhe ndaj urdhërit të Tij, i cili në ... Shfaq »
A lejohet të theret kurban për të vdekurit?
Pyetja: Esselamu alejkum! Hoxhë i nderuar, a është e lejueshme të theret kurban për të vdekurin? Përgjigjja: I nderuar, nëse i vdekuri gjatë jetës së tij e ka pasur obligim (vaxhib) kurbanin dhe nuk e ka prerë duke qenë i gjallë, ky obligim ka ngelë borxh për të, dhe lejohet për të gjallin, respektivisht trashëgimtarët e tij që të presin ... Shfaq »
Edukata e dialogut me nënën
Pyetje: Kam një pyetje në lidhje me mamanë time. Midis meje dhe saj ndodhin shumë debate. Nga këto debate kam shumë frikë se mos konsiderohem djalë i pabindur. Ju vë në dijeni se mamaja ka probleme mendore. Babai vdiq para disa kohësh. Më pas ajo pati probleme financiare dhe më vonë ju duk sikur njerëzit nuk e donin më dhe ... Shfaq »
Ja se nga rrjedh “Et-tehijjatu…”, të cilin e këndojmë për çdo namaz…
“Kur Pejgamberi i Allahut të Madhërishëm, Muhammedi s.a.v.s., në natën e Israsë dhe Mi’raxhit, u ngrit gjer në Sidretu’l- Munteha (në pikën kulminante ku Allahu i Madhërishëm me fuqinë e Tij absolute deshi që të komunikonte me Pejgamberin e Tij) i tha fjalët: Et-tehij’jatu lil-lahi ves-salevatu vet-taj’jibat (Lavdërimet më të mira janë vetëm për Allahun); e Allahu i Madhërishëm ia ... Shfaq »
Magjia?! A u prek Pejgamberi Muhamed a.s nga Magjia? Kush është ilaçi i saj?
Magjepsja ose magjia është një sëmundje dhe gjëndje jo e rregullt që duhet të trajtohet si të gjitha parregullsitë e tjera, ajo si çdo sëmundje shfaq siptmoat e saj ku mes tyre dallojmë: mashtrimi, shikimi imagjinar, magjepjsa, mahnitja dhe kuptimet e gabueshme, përpos treguesve të tjerë të cilët kohë pas kohë mund ta mashtrojnë perceptimin e drejtë të individit. Udhëzimi ... Shfaq »
SI DEL SHPIRTI PAS VDEKJES ?
Kur besimi në botën tjetër është i dobët, shumë gjëra nuk marrin kuptim prej kësaj jete. Padrejtësia më e madhe që mund t`i bësh besimit, është që ta kufizosh atë vetëm me këtë botë. Prandaj shumë gjëra besimtari i ndjen e i përjeton, por është shumë e vështirë t`ia shpjegojë dikujt tjetër llogjikisht, nëse tjetri nuk i beson botës tjetër. ... Shfaq »
Çfarë i premtoj pejgamberi Muhamed botës ?
Muhamedi (a.s) është padyshim krijesa më e mirë e njerëzimit, për arsye se mirësia e tij nuk u kufizua brenda një shoqërie apo një kombi, por përfshiu gjithë kombet dhe komunitetet. Ai është njeriu i vetëm të cilit bota, pa marrë parasysh kufijtë e saj gjeografikë, besimet apo dallimet racore, i detyron borxhin më të madh të mirënjohjes. Koha në ... Shfaq »
Nuk na ndryshon Zoti, derisa të ndryshojmë vetë
Është vetë njeriu burim i çdo ndryshimi për mirë apo për keq. Sipas gatishmërisë së tij për tu lartësuar ose për të marrë tatëpjetën, është dhe frymëzimi i Zotit. Kur profetit Muhamed a.s iu shpall Kurani, u prit nga zemra të sinqerta dhe të përmalluara, gjë e cila ua shtoi dhe forcoi besimin. Sakaq, zemrat që e refuzuan, ishin ato ... Shfaq »