Të Fundit
Shfaqja e radhës: MUSAI DHE FARAONI, me 20.12.2014, e Shtune, Ora: 19:00

Shfaqja e radhës: MUSAI DHE FARAONI, me 20.12.2014, e Shtune, Ora: 19:00

Programi:

Në ora 18:30 do të falim namazin e Jacisë.

Në ora 18:45 do të mbajmë një përshkrim në lidhje me filmin.

Në ora 19:00 shfaqja e filmit dokumentarë.

Në ora 19:45 plotësimi i anketës nga pjesëmarrësit.

Në ora 20:00 Koktej me pjesëmarrësit në program dhe diskutime të ndryshme.

 

Filmi tregon historinë e Musaut a.s. ku Zoti i Plotfuqishëm vendosë ushtarët e Vet në shërbim për ta mbrojtur të dërguarin e Tij, ku fillimisht, në shërbim dhe mbrojtje të Musait a.s. u vu lumi Nil, i cili e mbajti sëndukun ku ndodhej si foshnje dhe e çoi tek gruaja e faraonit. Pastaj refuzimi i foshnjës për të pirë qumësht gjiri nga mëndeshat e ofruara ishte ushtar i Zotit, deri sa erdh nëna e Musait.

Shkopi i tij i cili shëndrrohej në gjarpër të madh dhe përballja me magjistarët.

Vetë deti që u ça më dysh, me qëllim që të kalonte Musai a.s. me popullin e tij, ishte ushtar. Deti, jo vetëm që u nda më dysh, por të dyja anët dukeshin si dy faqe mali të ngurta. Në historinë e Musait a.s. ne i shohim të mishëruara dhe të personifikuara cilësitë e madhështisë dhe të fuqisë së Zotit.

Dënimet e ndryshme që vinin njëra pas tjetrës si dënim për Faraonin i cili e quante veten zot dhe për ushtarët e tij zullumqar që i torturonin popullin e Musait a.s.

Pasi faraoni u mbyt dhe u nda nga kjo botë, Zoti e nxori kufomën e tij në breg me qëllim që të balsamosej dhe të ruhej deri në ditët e sodit. Kjo tregon një mrekulli të Kuranit që shkenca sot e vërteton si të sakt.

Zoti thotë në Kuran: “Sot do të shpëtojmë vetëm trupin tënd, që të bëhesh mësim për ata që vijnë pas teje.” Por, në të vërtetë, shumica e njerëzve nuk ua vënë veshin shenjave Tona.” (Junus, 92)

Po përse nuk duhej të fundosej në det dhe të mos dihej çfarë u bë me të?

Kjo, sepse shumë egjiptianë e besonin si zot dhe nëse nuk do ta shihnin të vdekur, do të vazhdonin ta besonin, duke menduar se është ngjitur në qiell në fronin e tij të përjetshëm. Duke e parë me barkun e fryrë nga uji dhe gojën plot kripë, ata do të siguroheshin se ai që e kishin besuar se ishte zot, nuk ishte tjetër veçse një njeri i pafuqishëm, i cili sapo kishte vdekur. Ai që guxoi të pretendojë se ishte zoti, u mbyt në det, u balsamos dhe sot vazhdon të dëshmojë pavërtetësinë e pretendimit të tij.

 

Ju mirëpresim. Hyrja e lirë për çdo kend.

Kryesia e Forumit Rinor të Xhamisë së Klleznës

MUSA - FILMI

MUSA - FILMI - A3

Lini një Përgjigje