Të Fundit
Shfaqja e filmit: THE IMAM, me 06.12.2014, e Shtune, Ora: 19:00

Shfaqja e filmit: THE IMAM, me 06.12.2014, e Shtune, Ora: 19:00

Filmi tregon përballjen e Emres me realitetin dhe përplasjen ndërmjet identiteteve brenda Emres i cili e fshehte se ishte diplomuar në shkollën e mesme në Medrese si IMAM, por ai ishte i dhënë pas shpejtësisë, motoçikletave dhe punës. Dhe si djalosh i shkolluar jashtë vendit Emre dëshironte që të harronte të kaluarën e tij dhe të fillonte një jetë tjetër.

Por një ditë, shoku i shkollës së Medreses i quajtur Mehmet, i cili kishte vazhduar profesionin e tij si IMAM në një fshat, sëmurët rëndë nga një sëmundje vdekjeprurëse, kërkoi nga shoku i tij i ngushtë Emre që ta zëvendësoi atë si IMAM i atij fshati ku ishte vet Mehmeti.

Emre ngurron, por në fund pranon ta zëvendësoj Mehmetin, duke mos dashur që ta dëshpërojë dhe ta refuzoj kërkesën e shokut të tij, shkon në fshat dhe aty gjendet në mes ca njerëzish të paditur.

Filmi tregon për përleshjet e brendshme të vet fshatit, problemin e identitetit të paformuar, i pa përgatitur përball njerëzve dhe me të vërtetat që Emre përjeton.

 THE IMAM - FILMI

THE IMAM - me tekst A3

Lini një Përgjigje