Të Fundit
Forumi Rinor shënoi programin “Mirë se erdhe o Resulall-llah” kushtuar Muhamedit a.s.

Forumi Rinor shënoi programin “Mirë se erdhe o Resulall-llah” kushtuar Muhamedit a.s.

Të shtunën, respektivisht më 17.01.2015, pas faljes së namazit të Jacisë, në orën 19:00 në xhaminë e Klleznës, u realizua programi “Mirë se erdhe o Resulall-llah” nga Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës në kuadër të Kinemasë Islame kushtuar Jetës dhe Misionit të Muhamedit a.s.

Në një ambient jashtëzakonisht të ngrohtë dhe modest, programin e filloi imami i xhamisë, ku, si hyrje i kushtojë një ligjëratë të shkurtër tendencës së përllosjes së figurës së Muhamedit a.s., ngjarjeve të fundit, duke treguar se Islami dhe figura e Muhamedit a.s. nuk mbrohet duke sulmuar atë që provokojnë, apo të kthejmë dhunën me të njëjtën mënyre, por e kemi për obligim të përcjellim mesazhin hyjnorë ashtu siç është dhe duke treguar se Muhamedi a.s. është shumë larg nga sjelljet e disa personave qofshin ato musliman apo jomusliman që mundohen ta paraqesin Muhamedin në forma të ndryshme, ku në realitet nuk ka qenë i tillë.

Imami vuri theksin te rëndësia e Pejgamberit a.s. në jetën e muslimanit dhe te qëndrimi i muslimanit në këto kohë karshi jetës së Muhammedit a.s.

Pas ligjëratës filloj programi i përgatitur nga Forumi Rinor, duke shfaqur përmes video projektorit: Ilahi të ndryshme; pjesë nga filmat kushtuar Muhamedit a.s.; monologje dhe recitime nga më të njohurit e kombit tonë siç është i madhi Mirush Kabashi, Reshat Arbana; këshilla dhe thënie të Muhamedit a.s; dhe në fund filmi i shkurt ku tregonte se, çka i solli botës Islami në vitet e arta të saja dhe deformimi i qëllimshëm i Perëndimit duke fshehur të vërtetat dhe të arriturat e kësaj feje në shumë fusha shkencore nëpër botë.

Manifestimin e begatuan edhe musafirët e tjerë të rastit nga fshatrat përreth, ku e veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte numri më i madh i gjinisë femërore që kanë ardhur ta ndjekin programin.

Dhe në fund fare për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua një koktej rasti.

Ju njoftojmë që për shfaqjen e radhës do të njoftoheni përmes portaleve tona në lidhje me programin që do të përgatitet në bazë të projektit Kinemaja Islame.

Ejani bashkohuni me ne në shfaqjet e radhës.

Ju mirëpresim.

Kryesia e Forumit Rinor të Xhamisë së Klleznës.

 

KLIKO:

E Shtunë, 17.01.2015:

Forumi Rinor shënoi programin “Mirë se erdhe o Resulall-llah” kushtuar Muhamedit a.s.

E Dielë, 18.01.2015:

U mbajt Mevludi tradicional për Muhamedin a.s.