Të Fundit
U mbajt Mevludi tradicional për Muhamedin a.s.

U mbajt Mevludi tradicional për Muhamedin a.s.

Nga programi “Mirë se erdha o Resulall-llah” në mesditën e ditës së Dielë, me 18.01.2015, pas faljes së namazit të drekës në Xhaminë e Klleznës u mbajt Mevludi tradicional për nder të përkujtimit të lindjes së Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit a.s.

Në këtë Mevlud tradicional morën pjesë imam të xhamive të tjera të rrethinës si dhe familjar të ndryshëm si vendas dhe të tjerë që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

Hapjen e bëri imami i xhamisë Senad ef. Maku, ku mbajti një hyrje në lidhje me rëndësin e Pejgamberit a.s. në jetën e muslimanit dhe te qëndrimi i muslimanit në këto kohë karshi jetës së Muhammedit a.s. si pejgamber i paqës, i mëshirës, i dashurisë dhe jo si njeri i dhunës, terrorit apo thënë ndryshe përshkrimeve që i bëhen Muhamedit a.s. përmes karikaturave dhe ngjarjeve të kohës së fundit.

Imami mes tjerash tha: A jemi edhe ne të vetëdijshëm për nderin që na është dhënë e të jemi pjesë e Umetit të Muhamedit a.s.? Të këshillohemi dhe të udhëzohemi me jetën e tij?

Kam parë shumë herë në jetë se si disa prindër, kur betohen, betohen në emër të fëmijës së vet. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë, për shkak se i duan shumë. Po ja, edhe Allahu në Kuranin famëlartë betohet kështu:

 “Pasha jetën tënde (Muhammed), s’ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.” (El-Hixhër, 72).

Në një transmetin thuhet se një ditë shkon Xhebraili te Muhammedi a.s. dhe i thotë: “Allahu të thotë, a e di ti se si e kam lartësar emrin tënd? Muhammedi a.s. ia kthen: Jo, këtë e di vetëm Allahu. Melaiqja thotë: Allahu po të thotë: E kam ngrit emrin tënd në atë mënyrë që, kur Unë të përmendem, përmendesh edhe ti, dhe, për ta bërë të plotë imanit e besimtarit, kam kërkuar të përmendemi të dy së bashku.”

Dhe në fund Imami tha që Ne duhemi të ndjekim rrugën e tij, ta mbajmë shpirtin e tij, sjelljen e tij, jetën e tij. Në këtë kohë, o sot e kurrë, bota ka nevojë të mësojë për mëshirën, paqen dhe dashurinë e Muhamedit a.s. që kishte për jetën dhe njerëzit.

I themi vetes dhe botës se ne nuk është se e duam Muhamedin a.s., se ai na çon të vrasim njerëz, por e duam se ai vërtetë i dashti njerëzit dhe është shpëtues i njerëzimit, është rahmeten lil alemine, mëshirë për të gjitha botët: Mëshirë për muslimanët, mëshirë për të krishterët, mëshirë për të gjithë njerëzit, si dhe mëshirë për jetën e çdo gjallese.

Ligjëratën kryesore të këtij programi e mbajti imami i xhamisë së Kollomzës Lito ef. Goga, i cili foli për rëndësinë e Jetës dhe Misionin e Pejgamberit Muhamed a.s. i cili me ligjëratën e tij përfituam shumë dhe mësuam shumë gjëra të pa dëgjuara më parë.

 

Pas ligjëratës u kënduan pjesë nga Kurani, pjesë nga Mevludi Sherif, ilahi të ndryshme, lutje dhe salavate për pejgamberin Muhamed a.s.. Mevludi është një nga traditat e myslimanëve shqiptarë. Besimtarët kanë treguar gjithmonë një përkujdesje të veçantë për të, duke e ruajtur këtë traditë ndër shekuj. Kjo, në një fare mënyre, është shenje mirënjohjeje dhe dashurie ndaj ndaj Pejgamberit tonë Muhamed a.s.

 

KLIKO:

E Shtunë, 17.01.2015:

Forumi Rinor shënoi programin “Mirë se erdhe o Resulall-llah” kushtuar Muhamedit a.s.

E Dielë, 18.01.2015:

U mbajt Mevludi tradicional për Muhamedin a.s.