Të Fundit
Udhëheqja sipas Muhamedit a.s.

Udhëheqja sipas Muhamedit a.s.

11 Cilësitë që ndryshuan botën

Pushteti ka një aftësi të çuditshme që t’i ndryshojë njerëzit, sjelljet dhe veprimet e tyre, që në një formë tregon (zbulon) diçka për karakterin e tyre. Pushteti i vendosur mbi një karakter të dobët e korrupton atë absolutisht dhe nga ana tjetër, nuk mungojnë fare njerëz me karakter të dobët që kërkojnë dhe përvetësojnë udhëheqje dhe pushtet.

Njeriu dhe pushteti

Çfarë lloj udhëheqjeje (lidershipi) duam të shohim sot dhe pse kaq shumë udhëheqës mbesin prapa pritjeve tona? Ndërsa vuajmë pasojat e udhëheqjes së dobët në mbarë botën, gjithnjë e më shumë shtrohen pyetje rreth atyre që janë në pushtet.

Abraham Lincoln(1) në thënien e tij të famshme, tha: “Mbase të gjithë njerëzit mund të ballafaqohen me situata të pafavorshme, por nëse dëshironi ta provoni karakterin e një njeriu, jepini atij pushtet!”

Ka diçka në lidhje me pushtetin që ndikon më shumë se çdo gjë tjetër në gjendjen e njeriut. Pushteti ka një aftësi të çuditshme që t’i ndryshojë njerëzit, sjelljet dhe veprimet e tyre, që në një formë tregon (zbulon) diçka për karakterin e tyre. Pushteti i vendosur mbi një karakter të dobët e korrupton atë absolutisht dhe nga ana tjetër, nuk mungojnë fare njerëz me karakter të dobët që kërkojnë dhe përvetësojnë udhë-heqje dhe pushtet.

Pushteti mund të jetë në forma dhe në mënyra të ndryshme. Nuk është vetëm politik ose organizativ, por gjithashtu mund të jetë ekonomik, financiar, shoqëror, madje edhe fetar. Secili pushtet i posa përmendur mund ta testojë karakterin tonë, e nëse mendoni se pushteti fetarë nuk e teston karakterin e dikujt, atëherë gaboheni.

Një person njëherë përshkroi udhëheqësin si një njeri të sinqertë, shoku i tij e pyeti: “Deri në ç’masë i sinqertë?” Kështu, mbetet për t’u pyetur nëse karakteri i të gjithëve ka një çmim.

Bota në kërkim të liderit të dëshiruar

Është e qartë, në kohën të cilën jemi duke jetuar, bota është duke kërkuar udhëheqje më të mirë, qoftë në ‘Lindje’ apo ‘Perëndim’. Pakënaqësitë e përhapura gjithandej globit ndaj udhëheqjes së korruptuar dhe të padrejtë, si dhe humbja e besimit ndaj udhëheqësve dhe institucioneve, qartësisht mund të shihen (lexohen) përmes medieve si dhe në shoqëri në përgjithësi

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit(2) nga ‘Transparency Inter-national’ me qendër në Gjermani, është institucioni që më së shumti në botë pranohet si referencë për matjen e korrupsionin në mbarë botën. Në fund të çdo viti, afër 180 kombe/ shtete radhiten sipas nivelit (të ulët apo të lartë) të korrupsionit.

Është me rëndësi të veçantë, sepse korrupsioni është i lidhur ngushtë me padrejtësinë, shtypjen, shpërndarjen e padrejtë të pasurisë, si dhe humbjen e jetës midis tragjedive të tjera. Në të vërtetë, në një mjedis të korruptuar, të gjitha parimet bazë të ligjit islam(3) që duhet patjetër të ruhen, janë nëpërkëmbur. Përpos thirrjeve islame në lidhje me ndershmërinë, përgjegjësitë financiare, respektimin e kontratave, etj. por edhe duke u bazuar në ajetin më të gjatë kuranor (El Bekare, 282) i japin rëndësi të veçantë kësaj teme.

Nëse hedhim një vështrim rreth vendeve islame, disa prej tyre janë duke treguar progres në këtë drejtim, por në përgjithësi situata është shqetësuese dhe dëshpëruese.

Si mund të ndryshohet kjo?

Përgjigjja është: me lidership/udhëheqje të mirë.

Nevoja për një udhëheqje më të mirë nuk u adresohet vetëm vendeve islame, por është një nevojë globale. Fjalët e Martin Luther King JR tingëllojnë të vërteta, kur ai i dëshpëruar dënesi me zë të lartë se si përparimet tona shkencore dhe teknologjike e kanë tejkaluar (lënë pas) përparimin tonë njerëzor dhe atë shpirtëror duke thënë: “Ne kemi arritur t’i dirigjojmë predhat (raketat), ndërsa kemi devijuar njeriun.”

Sidoqoftë, kjo anatemë me të cilën ballafaqohen njerëzit në mbarë botën, nuk është për shkak të mosekzistimit të diturisë se çka e bën një udhëheqës të mirë. Kur John Adair(4) e pyeti ish kryeministrin britanik Jim Callaghan nëse ai kishte studiuar lidership, përgjigjja ishte: “Unë nuk kam studiuar, dhe mbase nëse do të kisha studiuar, unë mund të kisha qenë një udhëheqës më i mirë.”

Prandaj ekziston një nevojë urgjente për edukim, arsimim dhe trajnim të liderëve aktualë dhe të atyre në ardhje e sipër të të gjitha niveleve se si të bëhemi udhëheqës më të mirë, nëse dëshirojmë të kemi organizata, shoqëri, apo një botë më të mirë për të gjithë. Nga shumë cilësi, kualitete për të cilat mund të edukohen udhëheqësit, më i rëndësishmi është integriteti,(5) që nënkupton mbjelljen e etikës në karakterin e udhëheqësve. Citimi në fillim të artikullit nxjerr në pah se si udhëheqësit e shquar si presidenti Lincoln e kuptuan rëndësinë e karakterit dhe integritetit kur njeriu futet në arenën e lidershipit. Ka shumë pak udhëheqës që kanë arritur ta mishërojnë këtë. Por në mesin e atyre që u shënjuan nga madhështia për shkak të integritetit të tyre në historinë e fundit, përfshijnë të ngjashmit si Nelson Mandela, Mahatma Gandhi, Martin Luther King Jr., Malcom X etj.

Historia e lidershipit

Udhëheqja është temë diskutimi aq e vjetër sa edhe vetë njerëzimi. Nëse (lidershipi) nuk ka qenë i njohur me këtë emër më herët, sigurisht që ishte një realitet. Besimet abrahamike e njohin krijimin e Ademit a.s. (njeriut të parë), gjithashtu si udhëheqësin e parë në historinë e njerëzimit.

Që nga krijimi i tij, nga pasardhësit e tij, kanë dalë shumë udhëheqës, disa të mirë (sipas natyrës së Habilit) dhe disa të tjerë që kanë mbetur shumë prapa për të qenë të dëshiruar (sipas natyrës së Kabilit).

Historia ka prodhuar një bollëk udhëheqësish, ndër shkrimet e hershme që përpiqen të shpjegojnë udhëheqjen përfshijnë; Sun Tzu (me veprën e tij, Arti i Luftës)(6) dhe Niccolo Machiavelli (me veprën, Princi)(7) në mesin e të tjerëve. Filozofët grekë nga Platoni e deri tek Aristoteli gjithashtu kontribuuan me ide të cilat ndikojnë në udhëheqje deri në ditët e sotme. Gjithashtu punime të ngjashme mund të gjenden edhe në traditat kineze dhe ato arabe, nga Konfuci(8) deri tek Imam Ghazali(9) dhe Ibn Halduni.

Por, kur kemi parasysh liderin më të madh të gjitha kohërave, emri i Muhamedit a.s. del në ballë, jo vetëm në sytë e myslimanëve në mbarë botën, por edhe në sytë e studiuesve dhe historianëve jomyslimanë si Michael Hart, i cili renditi Muhamedin a.s. me numër një në librin e tij “100 Personat më me Ndikim në Histori”.

Ne jemi të vetëdijshëm që udhëheqja ishte e rëndësishme për Muhammedin a.s., në thënien e tij të famshme, thotë: “Secili prej jush është bari dhe është përgjegjës për kopenë e tij”- (Buhariu dhe Muslimi).

Profetët e mëdhenj gjatë një faze të jetës së tyre kanë qenë barinj. Nga kjo nënkuptohet që detyra e bariut ka qenë një proces i trajnimit të rëndësishëm që i ka ndihmuar profetët që pastaj t’i udhëheqin njerëzit. Thënia profetike e lartpërmendur na mëson se përveç profetëve të mëdhenj, në një mënyrë ose tjetër, ne të gjithë jemi barinj. Në një hadith tjetër që ka të bëjë me udhëheqjen, Muhamedi a.s. tha: “Kur tre janë në udhëtim, ata duhet ta emërojnë një si udhëheqës” – (Ebu Davud)

Kjo është magjepsëse pasi tregon se edhe në një grup të vogël, ku për ndryshe mund të mendohet se udhëheqja nuk është e nevojshme, porositë profetike si dhe këshillat islame, udhëzojnë për emërimin e udhëheqësit.

Cilësitë dhe kualitetet e udhëheqësit

Sidoqoftë, çfarë lloj udhëheqësi duhet të kërkojë njeriu të jetë? Cilat janë cilësitë dhe kualitetet e udhëheqjes që u ilustruan dhe praktikuan nga Muhamedi a.s.?

Duke u bazuar në analizat që kemi bërë rreth Sirës së Muhamedit a.s., si dhe integrimin e punës së studiuesve të shumtë në mbarë botën, me theks të veçantë atë të John Adair – profesorit të parë në botë për lidership, i cili shkroi librin ‘Udhëheqja sipas Muhamedit (a.s.)’(10) në vitin 2011, kemi identifikuar një listë gjithë përfshirëse prej mbi 50 cilësi udhëheqëse të Profetit a.s.

Pastaj në mënyrë kritike i rishikuam të gjitha këto 50 cilësi në mënyrë që t’i përzgjedhim 10 cilësitë kryesore. Pas filtrimit të gjerë, ndërlidhjes dhe ekzaminimit të listës kundrejt dëshmive të bazuara në historinë Profetike, arritëm në 11 cilësi, duke u pajtuar që secila ishte jetike, dhe kështu do të formonte listën tonë përfundimtare, si në vijim:

1) Integriteti dhe Mirëbesimi;

2) Vizioni;

3) Guximi;

4) Kompetenca;

5) Drejtësia Gjithëpërfshirëse;

6) Vendosmëria Pragmatike;

7) Udhëheqja me Shembull;

8) Urtësia Praktike;

9) Fleksibiliteti;

10) Mëshira dhe Ngrohtësia;

11) Inteligjenca Shpirtërore dhe Emocionale

Nuk është aspak e vështirë të gjesh përplot shembuj të cilësive të mësipërme në jetën e Profetit a.s.

Integriteti i tij u formua që në moshë të re duke pasur parasysh shfaqjen e ndershmërisë dhe vërtetësisë së tij në marrëdhëniet me të gjithë. Gjatë mosmarrëveshjes për gurin e zi, kur i riu Muhamedi a.s. hyri brenda, krerët e Mekës deklaruan ‘Al-Amin ka ardhur’ dhe e pranuan atë si ofruesin e tyre të zgjidhjes.

Vizioni i tij strategjik doli në pah gjatë traktatit të Hudejbijes kur ai hartoi një marrëveshje me Mekasit, për të cilën pasuesit e tij u ndien të zhgënjyer në një afat të shkurtër, por në planin afatgjatë u pa që Meka u çlirua.

Guximi i tij ishte i dukshëm gjatë çdo beteje dhe çdo periudhe sfiduese me të cilën përballej populli i tij. Një natë gjatë periudhës medinase, shokët u zgjuan nga një zhurmë e frikshme dhe me zë të lartë. Ndërsa dolën me kujdes nga shtëpitë e tyre për të parë se çfarë po ndodhte, ata panë që ishte një kalë pa kontroll, por fatmirësisht dikush i guximshëm kishte dalë me shpejtësi dhe e kishte sjellë kalin të qetësuar. Nuk doli të ishte askush tjetër përveç të guximshmit Profetit a.s.

Muhammedi a.s. mishëroi kornizën kuranore ‘el-kaui uel emin’, në mënyrë që fuqia, kompetenca, dhe aftësia të jenë në të njëjtën kohë së bashku me besueshmërinë. Në disa raste shohim njerëz të mirë, por që nuk janë të aftë, ndërsa nga ana tjetër njerëz kompetentë, por që nuk janë gjithmonë të mirë. Profeti a.s. me shëmbëlltyrën e tij na dëshmoi që nevoja për të dy cilësitë është e domosdoshme.

Ai ishte i njohur si komunikues i aftë që kishte dhuntinë e ‘xheuam’ul kelim’ – që i mundësonte në mënyrë poetike të thoshte shumë, me pak f jalë. Ai ishte i shkathët me shpatë, kalorës i shkëlqyer, por gjithashtu kishte edhe aftësi praktike për gjërat ditore, prej ndërtimit e deri tek qepja.

Ai ishte plotësisht i paanshëm dhe i drejtë, aq i drejtë sa që gjatë një mosmarrëveshje mes një besimtari dhe një personi hebre, vendosi aktgjykimin në favor të personit hebre, në dritën e provave ekzistuese. Në mënyrë të ngjashme, Muhamedi a.s. nuk pranoi t’u jepte role udhëheqëse shoqëruesve të tij për të cilët mendonte se nuk do të ishin mjaftueshëm të drejtë gjatë udhëheqjes së tyre

Ai ishte një vendimmarrës i për qëndruar që hidhej në veprim menjëherë pasi bindej. Ai ishte përkrahës i këshillimit (Shura-s) dhe pranonte ekspertizën e atyre që ishin rreth tij, pastaj do të vendoste dhe të vepronte. Njëherë gjatë përgatitjeve për mbrojtje pasi që kishte veshur parzmoren e tij për një ekspeditë ushtarake, një pasues i tij vuri në pikëpyetje planet rreth lëvizjeve ushtarake. Ai i tha pasuesit të tij, kur një Pejgamber e vë parzmoren e tij nuk ka më kthim mbrapa

Profeti a.s. me një rast tha ‘udhë heqësi i një populli është shërbëtori i tyre’. Ai e demonstroi këtë gjatë gjithë jetës së tij nga pjesëmarrja në ndërtimin e xhamisë së tij deri te marrja pjesë në gërmimet gjatë betejës së Hendekut. Ai nuk ishte një udhëheqës i interesave personale, por në shërbim të një kauze të lartë. Kjo u shoqërua me përulësi dhe jetë të thjeshtë. Ai nuk pati fron dhe ulej në mesin e njerëzve si një prej tyre, i tillë që kur vinin vizitorët e huaj, nuk mund ta dallonin nga të pranishmit se cili ishte Profeti a.s.

Ai ishte i urtë dhe praktik në të njëjtën kohë. Një herë një beduin erdhi në xhaminë e Profetit a.s. dhe kur erdhi nevoja, ai filloi të urinojë brenda xhamisë dhe zonës ku faleshin. Natyrisht kjo i zemëroi besimtarët dhe shoqëruesit e tjerë të Profetit a.s., të cilët filluan të marshojnë drejt tij me zemërim. Profeti a.s. ndërhyri, jo vetëm duke ndaluar mundësinë e rrahjes së Beduinit, por në të vërtetë u tha besimtarëve që ta linin Beduinin edhe të përfundojë urinimin!

Ky veprim i tij nuk ishte vetëm i kujdesshëm, por shumë i mençur. Ai kuptoj që ky nuk ishte një akt agresioni, por përkundrazi beduini i thjeshtë nuk dinte asgjë për etikën e xhamisë dhe duhej ta mësonin. Kjo ishte urtësia e mësuesit të madh – Profeti a.s. i cili vazhdoi ta këshillojë beduinin e dalldisur.

Një nga cilësitë më të dukshme të Profetit ishte durimi i tij i jashtëzakonshëm. Për 13 vjet ai duroi abuzim dhe përndjekje nga duart e mekasve, përfshirë kohën kur shokët e tij u rrahën, torturuan dhe në disa raste u vranë. As Profeti a.s. nuk u kursye, duke hedhur të brendshmet e kafshëve mbi te derisa falej. Një nga momentet më të rrezikshme ishte në Taif kur banorët dhe fëmijët e tyre hodhën gurë drejt Profetit të dashur derisa u gjakos shumë.

Krahas kësaj, Profeti a.s. duhej të bënte durim dhe rimëkëmbej përmes këtyre vuajtjeve sidomos duke parë pasuesit e tij të dashur duke u keqtrajtuar rëndë. Forca dhe durimi i tij i brendshëm, u dha ndjekësve të tij forcë dhe durim derisa Zoti ua lehtësoi gjendjen.

Mëshira dhe dashuria ishin me bollëk te Profeti a.s. që në një mënyrë pasqyruan mëshirën hyjnore. Njëherë një fqinje e moshuar, e cila rregullisht hidhte mbeturina në shtegun e Profetit a.s. u sëmur. Duke parë këtë, Profeti a.s. nuk iu gëzua kësaj situate, përkundrazi tregoi kujdes dhe dhembshuri duke shkuar për ta vizituar dhe për të përgatitur ushqim për këtë grua të moshuar.

Inteligjenca emocionale ka të bëjë me rregullimin e emocioneve individuale dhe të tjerëve, për të siguruar marrëdhënie të mira me të gjithë. Profeti a.s. na mësoi që edhe ‘buzë qeshja është bamirësi’, kështu që ai mësoi të reflektojmë emocione pozi tive duke e mbajtur veten të lumtur dhe duke i bërë të tjerët të lumtur gjithashtu. Inteligjenca shpirtërore është niveli tjetër nga sfera emocionale. Bëhet fjalë për udhëzimin e vetvetes dhe frymëzimin e të tjerëve drejt një qëllimi final. Nënkupton shfrytëzimin e fuqisë së vlerave në krijimin kuptimplotë të rrugës për arritjen e ndryshimit

Profeti a.s. gjithmonë këshillonte pasuesit e tij që të mos jetojnë një jetë të pakuptimtë dhe bënte thirrje që ata të bëheshin njerëz me cilësi të larta. Njëherë kur një prijës arab i quajtur Thumama Ibn Uthal ishte kapur dhe përgatitej për ekzekutim, për shkak të vrasjeve të panumërta të myslimanëve, Profeti a.s. e befasoi atë me mikpritjen dhe butësinë e tij. Gjatë këtij procesi, disa herë Profeti a.s. i kërkonte Thumamas që të hapë zemrën e tij dhe të thotë ndonjë fjalë. Nga prania e Profetit a.s., Thumama ndjeu fuqinë e zemrës dhe prezencës së tij. Ai mund ta kuptonte prezencën e njeriut të madh dhe zemrës së tij. Profeti a.s. më pas e liroi Thumaman pa kushte, por ai gjeti vetën të ngrohur nga qëllimi hyjnor dhe menjëherë deklaroi besimin e tij, pa u thënë shumë fjalë mes tyre. Muhammedi a.s. ishte pak i shqetësuar që t’i fitonte argumentet dhe më shumë i preokupuar me fitimin e zemrave. Kjo pra është inteligjenca spirituale (shpirtërore)

11 Cilësitë (kualitetet) udhëheqëse të Profetit a.s. janë autentike, të përjetshme dhe universale. Kanë qenë të rëndësishme në të kaluarën, janë të domosdoshme në ditët e sotme dhe do të vazhdojnë të kenë rëndësi edhe në të ardhmen. Cilësi që lidhen me nocionin e gjerë islam të zhvillimit të karakterit dhe zhvillimit shpirtëror, që janë me rëndësi kritike për udhëheqësit dhe çelës kundër korrupsionit dhe kurtheve të tjera të pushtetit. Nuk është për t’u habitur nga thënia e Profetit a.s. kur tha: “Më të mirët prej jush janë ata me karakterin më të mirë”

El Gazali, mjeshtër i zhvillimit të karakterit, e kuptoi thellësisht udhë heqjen profetike, gjithashtu nevojën për ta bërë shembull për të gjithë udhë heqësit e tjerë. El Gazali, në këshillën e tij të famshme për sundimtarët tha: ‘Nëse një sundimtar është i drejtë … zyrtarët e tij do të jenë të drejtë, por nëse ai është i pandershëm, i shkujdesur dhe kërkues i komoditetit … nëpunësit që zbatojnë politikat e tij së shpejti do të bëhen të pabindur, përtacë dhe të korruptuar.’

Shembuj mbresëlënës

Një ndër ndodhitë më të jashtë zakonshme gjatë historisë së Profetit a.s. gjendet në betejën e famshme të Hunejnit. Është një ngjarje që John Adair e shënon si një shembull mbresë lënës se si janë menaxhuar me integritet kërkesat e shumta të palëve të përfshira.

Hunejni ishte një rast i vështirë dhe sfidues në të cilin Profeti a.s. tregoi gjykim të shkëlqyeshëm, udhëheqje të mprehtë dhe me siguri të gjitha 11 cilësitë udhë heqëse të aplikuara në një ngjarje të vetme. Thuhet: ‘udhëheqja është si një qese çaji, ju nuk mund ta dini sa është e mirë derisa të futet në ujë të nxehtë.’ Ndërsa në ujin e nxehtë të Hunejnit, Profeti a.s. vërtetoi që ishte udhëheqësi më i madh i të gjitha kohërave

Pas çlirimit paqësor të Mekës, disa fise fqinje u tërbuan nga rritja dhe suksesi i dukshëm i komunitetit mysliman. Në veçanti ishte fisi Beni Hauazin që zgjodhi rrugën e luftës në përpjekje për të shkatërruar myslimanët. Fushë beteja ishte në luginën e Hunejnit afër Ta’ifit, ku rreth 12 mijë myslimanë do të ndesheshin me 4 mijë armiq. Për herë të parë myslimanët ishin më të shumtë në numër (në krahasim me luftën e Bedrit, ku myslimanët ishin më të paktë në numër, por fitues) ku shumë nga radhët e myslimanëve ndiheshin të sigurt, të vetëkënaqur dhe duke men duar se do të jetë një betejë e lehtë. Sidoqoftë, ndërsa myslimanët vendosnin kampin, papritmas u zunë në pritë pasi armiku ishte vendosur më herët nga sa pritej, duke bërë që shumë prej ushtarëve myslimanë të largoheshin (iknin), duke lënë Profetin e guximshëm a.s. në rrezik, pasi ai vazhdoi të qëndronte në vendin e tij para sulmit të radhës. Përderisa Profeti a.s. dhe shokët e tij të palëkundur thirrën myslimanët që kishin ikur të ktheheshin dhe të qëndronin me të, myslimanët përfundimisht rifituan kontrollin dhe e mposhtën fisin Beni Hauazin.

Mësimi që duhet të mësohet për ata që ikën u zbulua në suren “Teubeh” duke na rikujtuar nevojën për të dy fushat, ndërmarrjen e aktiviteteve të nevojshme si dhe mbështetjen tek Allahu xh.sh., dhe mos të supozojmë fitoren vetëm në bazë të elementeve të dynjasë dhe kalkulimeve numerike, por të mbështetemi tek Allahu dhe kërkojmë ndihmë prej Tij, pasi Ai është i vetmi që mund t’ju dhurojë suksesin. Ndihmën dhe bekimin e Zotit mund ta meritojnë vetëm ata që posedojnë karakter të mirë dhe janë të besueshëm.

Pavarësisht se gjendeshin në mjedisin e vështirë të fushë betejës, udhëheqja e shkëlqyer e Profetit a.s. bëhet ende më e dukshme kur vëzhgojmë mënyrën se si ai i menaxhonte palët e ndryshme të interesit dhe emocionet. Për shembull, doli që një nga robërit e zënë në betejë ishte Shejma bint Halima, motra e qumështit e Profetit a.s. e humbur prej kohësh. Fillimisht pretendimi i saj nuk u besua, por ajo kërkoi me ngulm që të takonte Profetin a.s. dhe ai u pajtua. Në fillim nuk e njohu atë, por kur ajo i tregoi shenjën e kafshimit që Profeti a.s. kishte lënë në krahun e saj kur ishin fëmijë, e priti me ngrohtësi dhe shtroi xhyben e tij që të ulen së bashku dhe të bisedojnë. Një shembull i shkëlqyer për ngrohtësi, durim dhe inteligjencë emocionale në mes të ashpërsisë së betejës.

Një moment tjetër përcaktues ishte kur Beni Hauazinët e mposhtur dhe të zënë rob iu lutën Profetit a.s. për mëshirë. Kjo ishte e vështirë për Pro fetin a.s. të pranonte sepse luftëtarët e tij kishin të drejta të vendosura mbi plaçkën e luftës që përfshinte prenë dhe robërit. Megjithatë siç vëren edhe John Adair, Profeti a.s. gjeti një zgjidhje të pranueshme për të gjithë, duke kërkuar vullnetarë në mesin e shokëve të tij që të dalin para dhe heqin dorë prej së drejtës së tyre të vendosur. Mundësia për shkëmbimin e presë së luftës me mirënjohjen prej Profetit a.s. para shokëve të tyre ishte një ofertë e pa rezistueshme për shumë prej tyre, kështu që kjo i mundësoi Profetit a.s. të pranonte kërkesën e Beni Hauazinëve. Të tjerëve Profeti a.s. u ofroi deve dhe dhi në këmbim të robërve duke i lënë të gjitha palët të kënaqura, një shembull i shkëlqyer i urtësisë, integritetit dhe drejtësisë

Sidoqoftë, disa nga shokët e tij më të ngushtë nga ensarët, mendonin se kishin humbur duke shkëmbyer prenë e luftës me mirënjohjen. Kjo pakënaqësi e vogël arriti tek Profeti a.s. i cili në vend që të injoronte ndjenjat e njerëzve të tij, të cilët përfundimisht u shprehën se tjerët kishin fituar derisa këta kishin sakrifikuar më shumë gjatë betejës. Në këtë rast inteligjenca shpirtërore dhe vizioni i Profetit a.s. doli në pah qartazi kur u kujtoi atyre që derisa të tjerët shkuan në shtëpitë e tyre me deve dhe dhi, ensarët janë ata të favorizuarit që marrin Allahun dhe të Dërguarin e Tij në shtëpi. Shokët e tij qanë prej fjalëve të Profetit a.s. dhe u ndien në siklet nga pakënaqësitë e tyre të mëparshme. Në këtë ngjarje të vetme Profeti a.s. zbatoi gati të gjitha 11 cilësitë, kualitetet udhëheqëse duke zgjidhur sfida të mëdha me integritet të jashtëzakonshëm.

Përfundim

Pa dyshim, 11 cilësitë udhëheqëse profetike të përmendura më lart e bëjnë një udhëheqës të mirë dhe të denjë. Në të vërtetë personifikimi i vetëm gjysmës së këtyre cilësive do ta dallonte një udhëheqës në vakumin e liderizmit të kohëve të sotme. Kul tivimi i këtyre cilësive nuk është i lehtë dhe kjo është arsyeja pse është e vështirë të arrihet udhëheqja e vërtetë.

Prandaj kthehemi tek çështja e karakterit si dhe citimit të presidentit Lincoln në fillim, dhe vërejmë që kjo është pengesa më e madhe e njeriut. Madhështia e njeriut varet prej karakterit dhe cilësive të tij.

Përderisa cilësitë e lartpërmendura të lidershipit kanë referime të qarta në traditën islame, ato janë gjithashtu të natyrës universale, duke i bërë të zbatueshme globalisht dhe të do- bishme për çdo udhëheqës mysliman ose jomysliman.

Në mjedisin e sotëm plural, multi kulturor dhe multi-fetar, universaliteti është ‘pluhur ari’, dhe në mënyrë të dëshpëruar paraqitet nevoja e ofrimit të lidershipit përtej besimeve dhe kufijve. Myslimanët duhet të jenë në gjendje të veprojnë si një kandil ndriçues dhe etik në shoqëri, duke iu përmbajtur vlerave profetike dhe universale. Ata duhet të jenë gjithëpërfshirës dhe në gjendje t’u shërbejnë kauzave prej të cilave përfiton shoqëria e gjerë e jo vetëm myslimanët.

Shpeshherë është shtruar pyetja ‘ku është Mandela i myslimanëve?’ dhe me të vërtetë është pyetje me vend. Tek Mandela gjejmë personifikimin e shumë cilësive profetike udhëheqëse, përderisa përpiqemi të gjejmë udhë heqës myslimanë të cilët kanë madje pak prej këtyre cilësive. Natyrisht ky nuk është vetëm problem

mysliman, por i botës në përgjithësi pasi ende nuk është zëvendësuar Mandela me një tjetër të ngjashëm.

Myslimanët besojnë se kurrë më nuk do të ketë udhëheqës si Muhammedi a.s., por assesi nuk mund të thuhet se nuk mund të ketë udhëheqës të denjë si Ebu Bekri, Omeri, Othmani, dhe Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Prandaj, me siguri nuk ka asnjë arsye pse nuk mund të ketë një Mandela tjetër, nëse gjejmë vetën tonë të jemi njerëz të shkëlqyeshëm. Le të personifikojmë she mbullin udhëheqës të Muhamedit a.s. dhe t’i lëmë 11 kualitetet, cilësitë udhë heqëse të hapin dhe zbulojnë talentin tuaj. Bota po ju pret!

_______________________

1. Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

2. Corruption Perception Index – German based Transparency International.

3. Maqasid Sheriah.

4. Profesori i parë i lidershipit në botë.

5. Cilësi e të qenit i sinqertë dhe me parime të forta morale – https://www. oxfordlearnersdictionaries.com/definition.

6. The Art of War – Sun Tzu (Gjeneral Kinez, Strateg Lufte, Filozof, Shkrimtar – viti 1250 para erës sonë).

7. The Prince – Niccolo Machiavelli (Diplomat Italian, Politikan, Teoricienë – botuar në vitin 1532).

8. Confucius – T hemeluesi i doktrinës Konfucinizmit në Kinë, para dy mijë vjetëve.

9. Ghazali (1059 – 1111) – Personalitet i njohur në Filozofinë Islame.

10. Leadership of Muhammed – John Adair

Nabeel Al-Azami

Përktheu dhe përshtati: Vehbi Zeqiri – i certifikuar për lidership dhe menaxhment nga Instituti “The City & Guilds of London”

Dituria Islame 355/mesazhi/