Të Fundit
U mbajt manifestimi familjarë me rastin e përkujtimit të lindjes së Hz. Muhamedit a.s.

U mbajt manifestimi familjarë me rastin e përkujtimit të lindjes së Hz. Muhamedit a.s.

Në mbrëmjen e së Dielës, me 29.10.2023, pas faljes së namazit të Jacisë në Xhaminë e Klleznës u organizua Mevludi tradicional për nder të përkujtimit të lindjes së Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit a.s.

Mevludi është një nga traditat e muslimanëve shqiptarë. Besimtarët kanë treguar gjithmonë një përkujdesje të veçantë për të, duke e ruajtur këtë traditë ndër shekuj. Kjo, në një fare mënyre, është shenje mirënjohjeje dhe dashurie ndaj Pejgamberit tonë Muhamed a.s.

Në këtë Mevlud tradicional morën pjesë imam të xhamive të tjera të rrethinës si dhe familjarë të ndryshëm si vendas dhe të tjerë që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

Hapjen e bëri imami i xhamisë Senad ef. Maku, ndërsa ligjëratën kryesore të këtij programi e mbajti kryeimami Ali ef. Bardhi, i cili foli për rëndësinë dhe jetën e Pejgamberit Muhamed a.s., dashurinë, etikën, mirësjelljen dhe shembullin se si duhet ndjekur muslimani.
Pas ligjëratës u këndua pjesë nga Kurani, pjesë nga Mevludi Sherif, ilahi të ndryshme, lutje dhe salavate për pejgamberin Muhamed a.s..

Në fund për pjesmarrësit u shtrua një koktej i begatë nga duar e arta të nënave, motrave dhe vajzave tona që i përgaditen ato, dhe të gjithë ato që kontribuan në çdo llojë mënyre, Zoti i shpërbleft dhe ju shtoft bereqetin.
Me respekt.
Këshilli i Xhamisë së Klleznës.

01 02 03 04 05 06 07 08 09 10 11 12 13 14