Të Fundit
Shpërblimi i atij që i jep iftar agjëruesit

Shpërblimi i atij që i jep iftar agjëruesit

Pyetja:

Çfarë është shpërblimi i atij, i cili i jep iftarë agjëruesit?

Përgjigje:

I Lavdëruar qoftë All-lahu s.v.t..

Transmetohet se Zejd ibn Halid el-Xhuhani ka thënë: i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

“Ai, i cili i jep iftar agjëruesit do të ketë shpërblimin sikur të tij, pa ndikuar në shpërblimin e agjëruesit as së paku.”
[Transmetuar nga el-Tirmidhi, 807; Ibn Maxheh, 1746]

 

Ebu el-Sivar el-‘Adavi ka thënë:

” Meshkujt nga fisi Benu ‘Adijj kishin zakon të falen në këtë xhami dhe asnjë prej tyre nuk bënte iftar vetëm; nëse gjenin ndonjë njeri për tu bashkangjitur atyre do të hanin me të, përndryshe ata do ta merrnin ushqimin dhe do ta binin në xhami dhe do të hanin së bashku me njerëzit tjerë, dhe njerëzit do të hanin me ta.”

Nga ibadeti i shpërndarjes së ushqimit ndër njerëz rrjedhin edhe ibadete tjera siç është edhe dashuria e cila krijohet në mesin e atyre të cilëve u jepet ushqimi, që është edhe një nga cilësitë e xhenetliut , sikurse ka thënë Pejgamberi a.s.:

“Ju nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni, dhe ju nuk do të besoni derisa ju nuk e doni njëri-tjetrin.”
[Transmetuar nga Muslimi, 54]

Kjo poashtu nxitë praktikimin e qëndrimit me njerëz të drejtë dhe duke kërkuar shpërblimin duke u ndihmuar atyre në veprat e tyre të adhurimit për të cilat at marrin fuqi duke u ushqyer me ushqimin tuaj.

Allahu e di më së miri.