Të Fundit
Pse qajnë burrat?

Pse qajnë burrat?

Njëherë një njeri i urtë u  pyet: “A qajnë burrat?”

Njeriu i urtë tha: “Po, burrat qajnë.”

Njeriu përsëri e pyeti: “Po, kur qajnë burrat?”

Njeriu i urtë tha: “Burrat qajnë kur u vdes nëna, sepse vet emri “nënë” u jep ndjenjën se akoma janë fëmijë pa marrë parasysh sa vjet kanë. Ndërsa mungesa e nënës bën që njeriu të zbardhet për një natë.

Burrat qajnë kur i humbin baballarët, sepse atëherë bëhen vet baballarë, ndërsa kjo do të thotë se ata tani janë shtylla, çatia dhe mbështetje e familjeve  të tyre.

Burrat qajnë kur ndonjë nga djemtë e tij sëmuret, por qajnë pasi e kthejnë shpinën, që mos i shohin ato sy të vegjël që forcën e shërimit e marrin nga forca dhe këmbëngulja e babës.

Burrat qajnë kur i martojnë vajzat e tyre, pra atëherë kur zemrën e tyre,  pas atij mundi dhe përkujdesi duhet të ja japin dikujt tjetër.

Burrat qajnë për shkak të mosmirënjohjes dhe arrogancës  së fëmijëve të tyre.

Burrat qajnë atëherë kur nuk mundin që fëmijëve të tyre t’ ua plotësojnë edhe dëshirat më të vogla.

Burrat qajnë kur lëshojnë atdheun dhe qajnë për mungesën e më të dashurve.

Burrat qajnë, por qajnë në errësirë, nën pikat e shiut dhe në jastëkët e tyre.

Megjithatë, lotët e burrave nuk dalin nga sytë që ti shohin të gjithë, por dalin nga zemra dhe aty kthehen. Efekti i atyre lotëve vërehet në pamjen, psherëtimën, rrudhat  dhe dridhjet e  duarve të tyre.

Ja pra, kështu qajnë burrat.

Përktheu: A. D. Islampress