Të Fundit
NJOFTIM: Dita e parë e Fitër Bajramit, e Mërkure, 10 Prill 2024

NJOFTIM: Dita e parë e Fitër Bajramit, e Mërkure, 10 Prill 2024

Xhamia e Klleznës njofton besimtarët e vet se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e Marte, më 09 Prill 2024.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është e Mërkure, më 10 Prill 2024.

Manifestimi fillon në ora 05:40, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste.

Ndërsa namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 06:50 minuta.

Këshilli i Xhamisë së Klleznës, Imami i xhamisë si dhe Forumi Rinor i Xhamisë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër-Bajramit!