Të Fundit
Kllezna fiton përsëri Ligën e Anës së Malit 2023

Kllezna fiton përsëri Ligën e Anës së Malit 2023

viber_image_2023-06-26_16-41-42-226 viber_image_2023-06-26_16-41-42-503

Për rreth një muaj në kompleksin sportiv Ilirët në Brajshë të Anës së Malit u mbajt Liga e futbollit të vogël të kësaj zone. Përveç numrit të madh të të rinjëve që morën pjesë në këtë aktivitet si lojtarë apo edhe shikues, ajo që bie në sy më së shumti është mënyra e organizimit e cila meriton notën më të lartë dhe përgëzime më të mira, shkruan Ulqini Online.

Më poshtë mund të lexoni të plotë kumtesën e Shoqatës Ilirët Ana e Malit rreth përfundimit të këtij organizimi.

Perfundoj mbreme Liga e Anes Malit 2023. Kampione per te dytin vit radhazi u shpall ekipi Kllezna e cila ne nje finale spektakolare mundi ekipin e Brajshes pas egzekutimit te penalltive. Vendi i trete i takoi ekipi Rashtisha/Kravari. Lojtari me i mire i turneut u shpall Kristijan Shkrela (Kllezna), portieri me i mire Besar Kasneci (Brajsha) ndersa golashenuesi i mire Arnes Llolla (Rashtisha/Kravari).

U luajten edhe dy finalet e femijeve. Per gjeneraten 2008-2009-2010 kampione u shpall ekipi i Selites duke mundur Katerkollen me penallti. Lojtari me i mire i kesaj gjenerate u shpall Dorian Alaj. Portieri me i mire Zemir Dodic. Golashenuesi me i mire Xhenis Milla. Per gjeneraten 2011-2012-2013 vendin e parë e fitoj Krytha duke mundur ne finale bashkemoshataret e tyre, ekipin e Sukubines. Lojtari me i mire i kesaj grupmoshe u shpall Dijar Sukaliq. Golashenuesi me i mire Endi Iljazi. Ndersa portieri me i mire Ertid Hollaj.

Nates finale i dha nje hijeshi edhe performanca e shkelqyer e Fabian Duros, kampionit te Shqiperise ne freestyle football dhe perfaqsues i Shqiperise ne disa kampionate boterore te mbajtura ne Afriken e Jugut, Itali, Çeki e Brazil ku u rendit i gjashti ne Bote ne kete lloj sporti.

Falenderojme te gjithe sportdashesit te cilet ishin te pranishem jo vetem ne naten finale por edhe ne netet tjera te ketij turneu. Falenderim i vecante per Komunen e Ulqinit e cila ishte sponzor gjeneral i ketij turneu. Falenderojme edhe te gjithe sponzoret e donatoret tjere pa te cilet ky manifestin nuk do jetesohej. Nje ndihme e madhe nga komisioni disiplinor (Ruzhdi Rama dhe Kujtim Suka), nga femijet e staffit, mjeket te cilet ishin te pranishem cdo ndeshje, referet e ndeshjeve si per gjeneratat e rritura ashtu edhe per gjeneratat e femijeve. Ju faleminderit nga zemra.

Ne fund nje gjest qe meriton cdo levdate dhe qe te ndiqet edhe nga te tjeret. Te trija ekipet fituese te vendit te parë, te dytë dhe te tretë (Kllezna, Brajsha, Rashtisha/Kravari) ne shenje solidarizimi ndaj fatkeqsise qe ka ndodhur nje nate para finales familjes Sella , vendosen qe shperblimet monetare te fituara nga ky turne t’i dhurojne per kete familje. Ky eshte futbolli qe ne duam. Ky eshte futbolli qe na bashkon dhe duhet tna bashkoje gjithmone per pune te mira, per loje korrekte dhe respekt e dashuri per njeri tjetrin, përfundon shkrimi i organizatorit të aktivitetit Ilirët Ana e Malit.