Të Fundit
Ja pse u krijua djalli, dhe ja se si të ruhemi prej tij…

Ja pse u krijua djalli, dhe ja se si të ruhemi prej tij…

Siç thuhet në ajetin e 50-të të sures Kehf të Kuranit Fisnik, djalli, emri i vërtetë i të cilit është Iblis,është krijesa e krijuara nga zjarri sikurse xhinët. Ndërsa në ajetin e 56-të të sures Dharijat thuhet detyra e xhinëve dhe njerëzve është për të adhuruar Allahun. Para krijimit të njeriut ai jetonte me engjëjt.Siç thuhet edhe në ajetin e 11-të të sures Araf,ai pati zili në krijimin e Hz. Ademit, pra njeriut të parë dhe nuk iu bind urdhrit të Allahut të Madhërishëm për ti bërë sexhde, pra për t’iu përulur. Ai dështoi në sprovë duke humbur për shkak të mendjemadhësisë dhe krenarisë së tij. Pas kësaj ai u quajt me emrin shejtan (djall) që ka kuptimin e “të dëbuarit nga mëshira e Allahut, të atij që është larg nga mirësia dhe bukuritë e Allahut”.

Në ajetet 22-24 të sures Araf, të Kuranit Fisnik shkruhet se shejtani është armik i hapur i njeriut, i cili vazhdimisht nxit njeriun në veprat e këqija dhe se Allahu këta të dy i zbriti në tokë nga parajsa si armik të njëri-tjetrit. Edhe Muhammedi (a.s.) në një hadith të tij duke thënë se “Djalli lëviz në trupin e njeriut ashtu si lëvizë edhe gjaku…”, tërhoqi vëmendjen në lidhjen mes njeriut dhe djallit sikurse lidhja mes njeriut dhe gjakut të tij. Ashtu si mbërrin gjaku në çdo cep të trupit tonë edhe djalli bëhet i afërt me njeriun ashtu sikurse gjaku i tij dhe në këtë mënyrë përpiqet me të gjitha forcat për ta larguarnjeriunnga udhëzimi. Për këtë arsye njeriu duhet të jetë vazhdimisht vigjilent ndaj djallit dhe mashtrimeve të tij.

Djalli ka bërë të ditur haptazi se do të përdor çdo metodë për ta larguar nga e drejta dhe të bëjë që të hyjë në xhehenem (ferr) njeriun, i cili ka qenë shkaku i sprovës së tij dhe arsyeja e humbjes. Në lidhje me këtë në ajetet 16-17 të sures Araf të Kuranit Fisnik shkruhet kështu: “(Iblisi) Tha: Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem atyre (do t’u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë”, “Mandej do t’ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)!”. Siç transmeton Nesaiu në veprën e tij “Xhihad” Muhammedi (s.a.v.s.) në një hadith të tij ka thënë se “Në qoftë se një mysliman vendos për të bërë një vepër të mirë, atëherë djalli do ti sjell në mendje arsyetime të ndryshme për të bërë që ai të heq dorë nga ajo vepër. Nga ajetet dhe hadithi i lartpërmendur shohim se dëshira më e madhe e djallit është ta largoj nga rruga e drejtë dhe të humbet.

Nëse shikojmë në ajetet e Kuranit Famëlartë të cilat shpjegojnë sprovat e Hz. Ademit dhe bashkëshortes së tij Hz. Havas me djallin do të shohim se djalli i di dobësitë e njeriut dhe i përdor këto. Djalli në varësi prej situatës nganjëherë njeriut i bënë premtime të rrejshme, nganjëherë duke pretenduar se do të humbet jetën, të afërmit dhe pasurinë e nganjëherë duke e bindur në mëshirën e Allahut të Madhërishëm e drejton në rrugë të gabuar. Djalli nuk ka fuqi të cilën mund ta përdorë drejtpërdrejt ndaj njeriut. Ndikimi i tij rrjedh nga dobësitë, lakmitë dhe dëshirat e pafundme të njeriut.

Në filozofinë islame, shejtani (djalli) është simboli i të gjitha të këqijave. Veprat e shëmtuara dhe të këqija i përshkruhen djallit, ndërsa veprat e mira dhe të bukura i përshkruhen engjëjve. Një numër i madh i veprave të këqija dhe të ndaluara dhe largimi nga të mirat janë përshkruar si veprat e këqija të djallit. Për këtë arsye theksohet se veprat e këqija janë djallëzi. Gjithashtu në Kuranin Fisnik nuk bëhet fjalë vetëm për një djall konkretisht, por për djajtë. Kjo do të thotë se ekzistojnë ose janë të pranishëm një numër i madh i dukurive të këqija të llojeve të ndryshme të cilat simbolizojnë të keqen. Jeta e myslimanit në çdo aspekt është proces i luftës me këto të këqija.

Veçoria më e theksuar e djallit është mendjemadhësia. Siç thuhet edhe në ajetet 12-13 të sures Araf, kur Allahu i Madhërishëm e pyeti se pse nuk i bëri sexhde (përulje) Hz. Ademit (a.s.) ai u përgjigj duke thënë: “Unë jam më i mirë se ai. Sepse mua më ke krijuar nga zjarri, ndërsa atë nga balta”.Mendjemadhësia dhe krenaria e tij u bënë shkak i dëbimit të tij nga mëshira dhe mallkimi nga ana e Allahut. Njëra prej mësimeve më të rëndësishme që jep Kurani kur shpjegon për djallin është se nuk duhet të kaplohemi nga krenaria dhe mendjemadhësia.

Mirëpo siç thuhet edhe në ajetin e 119 të sures Nisa, djalli ka thënë se do të largoj njerëzit nga rruga e drejtë dhe do ti mbytë në iluzione të kota. Për këtë arsye edhe mashtrimi është njëra prej veçorive të djallit. Të gjitha veçoritë të cilat përshkruajnë djallin nuk i kanë hije një myslimani. Ai duhet të ketë kujdes gjatë gjithë jetës dhe të mos i bëhet partner djallit.

Një veçori tjetër e djallit është dhënia e vesveses njerëzve. Ai duke ngatërruar mendjen e njeriut në këtë mënyrë përpiqet për ta çuar në gabime dhe në bërjen e gjërave të këqija. Duke i paraqitur gjërat e shëmtuara dhe haramat (ndalesat) si të bukura përpiqet njeriun ta shtyjë në bërjen e mëkateve. Posaçërisht shqetëson myslimanët në çështjen e namazit (faljes) dhe përpiqet të pengoj kryerjen me devotshmëri të obligimeve ndaj Allahut. Në këtë mënyrë fut dyshime në abdestin, namazin e besimtarit. Zakonisht gjërat të cilat nuk i bien në mend, i kujton gjatë faljes së namazit për të prishur qetësinë e tij, ndërsa pengon edhe ndjenjën e kënaqësisë nga ibadetet.

Krahas kësaj njeriu nuk është lënë i vetmuar përball djallit, por shoqërohet nga engjëjt të cilët e nxisin në vepra të mira. Në ajetet 1-6 të sures Nisa nga njeriu kërkohet të bëjë lutje për mbrojte tek Allahu nga të këqijat e djallit. Ndërkaq Allahu do ti mbroj ata të cilët e përmendin atë. Në lidhje me këtë në ajetet 200-201 të sures Araf thuhet se “E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di”. “Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën)”. Këto ajete paraqesin haptazi se çfarë duhet të bëjë një myslimanë përballë djallit. /TRT/