Të Fundit
Ja abetaret e gjuhës shqipe, të përpiluara nga hoxhallarët shqiptarë

Ja abetaret e gjuhës shqipe, të përpiluara nga hoxhallarët shqiptarë

Një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar në kapërcyell të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, krahas klerikëve të besimeve të tjera fetare, pa dyshim që kanë luajtur edhe hoxhallarët dhe mendimtarët muslimanë shqiptarë.

Ja disa abetare dhe alfabete të para në gjuhën shqipe:

  1. Alfabeti i gjuhës shqipe i hartuar nga eruditi dhe rilindasi i shquar Hoxhë Hasan Tahsini (1811-1881)
  2. Abetarja shqip me gërma arabe e Daut Boriçit (1825-1896)
  3. Abetarja shqip me gërma arabe e Hafiz Ali Ulqinakut (1853-1913)
  4. Abetarja shqip me alfabet latin e Said Najdenit  (1864-1903)
  5. Abetarja shqip me alfabet latin e Hafiz Ali Korçës (1874-1957)
  6. Abetarja shqip me gërma arabe e Rexhep Vokë Tetovës (1847-1917)
  7. Abetarja e Abdulhaqim Hiqmet Doganit (1880-1955)

Nga hulumtimet e deritanishme, siç u evidentua dhe më sipër, hoxhallarët dhe mendimtarët muslimanë shqiptarë në periudhën e Rilindjes Kombëtare kanë luajtur një rol të rëndësishëm për shkrimin, mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Për këtë, tregues i qartë është fakti se një alfabet origjinal me gërma latine, siç ishte ai i Hoxhë Hasan Tahsinit, dhe gjashtë abetare të gjuhës shqipe mbajnë autorësinë e këtyre kolosëve. Pa folur pastaj për libra, fjalorë, tekste mësimore dhe ndikim e madh që ato patën për zhvillimin e gjuhës shqipe.

(Breziiri)