Të Fundit
Gënjeshtër dhe mashtrim (Viti i Ri dhe Baba Dimri)

Gënjeshtër dhe mashtrim (Viti i Ri dhe Baba Dimri)

(Viti i Ri dhe Baba Dimri)

Allahu i Plotfuqishëm thotë:

وَلَن تَرْضَىٰ عَنكَ الْيَهُودُ وَلَا النَّصَارَىٰ حَتَّىٰ تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمْ قُلْ إِنَّ هُدَى اللَّـهِ هُوَ الْهُدَىٰ
وَلَئِنِ اتَّبَعْتَ أَهْوَاءَهُم بَعْدَ الَّذِي جَاءَكَ مِنَ الْعِلْمِ مَا لَكَ مِنَ اللَّـهِ مِن وَلِيٍّ وَلَا نَصِيرٍ ﴿١٢٠﴾

“As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre. Thuaju: “Udhëzimi i Allahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të ndihmojë e as të mbrojë nga Allahu.”(el-Bekare, 120)

Na kanë gënjyer se Viti i Ri është ndërkombëtar. Jo, nuk është! Viti i Ri, i cili po na shitet neve si ndërkombëtar, në fakt, është i Silvestrit, sipas modelit të shenjtorit të krishterë Silvestre. Shëtitni në kryeqytetet evropiane në këtë kohë dhe do të shihni si e quajnë ata Vitin e Ri.

Na kanë mashtruar neve me Baba Dimrin nostalgjik.

Kjo magji për fëmijë, në fakt është, Shën Nikolla, shenjtor i krishterë nga plejada e shumë të tillëve të cilët na janë futur në zemrat dhe mendjet tona.

Krejt skenari i dhënies së dhuratave, paketave, lënia e tyre nëpër çizme, çorape, futja nëpër çati, është e lidhur me shenjtorin Nikolla. Shenjtor i krishterë, natyrisht.

Dekorimin e bredhit (pema e krishtlindjeve) e ka sjellë Martin Luteri, reformatori i krishterë dhe themeluesi i degës së tretë të krishterimit – protestantizmit.

Zakonin e tij të dekorimit të bredhit e kanë pranuar, më vonë, edhe katolikët edhe ortodoksët (për fat të keq, bile edhe muslimanët), edhe pse në shumë parime të krishterimit nuk pajtohen me të.

Ne nuk kemi asgjë kundër të lartpërmendurës, të kuptohemi, por duhet të theksojmë se këto janë tradita dhe praktika të krishtera. Muslimanët me këtë nuk kanë asgjë të përbashkët!

Edhe sa luftëra, dhe edhe sa shumë prej nesh duhet të na vrasin, o popull, o muslimanë, që ne të marrim vesh dhe të kuptojmë??!

Ne, vërtetë, nuk duhet dhe nuk guxojmë të sillemi në stilin – “Duam të jetojmë alla franga, kurse të varrosemi dhe të vdesim, alla turka!

Nuk dua të them se fëmijëve tanë nuk u duhen paketat.

Por dhuronju atyre paketa për Vitin e Ri musliman dhe për dy Bajramet. Këto janë tri paketa në vit.

Fëmijët e krishterë marrin vetëm për Vitin e Ri (të Silvestrit). Pyetni fëmijët tuaj, cila është më mirë, në qoftë se ju nuk mund të konkludoni; 3 apo 1 ? Natyrisht, në aspektin e paketave dhe dhuratave.

Në fund, i Dërguari i Allahut, Muhamedi, savs, në një hadith autentik thotë: “Kush e imiton një popull, ai atij edhe i takon.” (Ahmedi)

قَالَ يَا قَوْمِ أَرَأَيْتُمْ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّي وَرَزَقَنِي مِنْهُ رِزْقًا حَسَنًا وَمَا أُرِيدُ أَنْ أُخَالِفَكُمْ إِلَىٰ مَا أَنْهَاكُمْ عَنْهُ إِنْ أُرِيدُ إِلَّا الْإِصْلَاحَ مَا اسْتَطَعْتُ وَمَا تَوْفِيقِي إِلَّا بِاللَّـهِ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ أُنِيبُ ﴿٨٨﴾

“O popull im, më thoni pra, nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë?). Unë nuk dua t’ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!”(surja Hud, 88) /

Autor: Sanin Musa, prof.

Përkthim: Miftar Ajdini /islampress/