Të Fundit
Filloi aksioni humanitar “Shporta e Ramazanit”

Filloi aksioni humanitar “Shporta e Ramazanit”

Këshilli i Xhamisë së Klleznës dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, për të tretin vit me radhë ndërmerr një aktivitet humanitarë në bashkëpunim me ju bamirës të nderuar në ndarjen e ndihmave që do t’iu dedikohen: jetimëve, skamnorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe nevojtarëve në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë dhe Krajë.

 Andaj kërkojmë nga ju bamirës të dashur me aq sa të keni mundësi që të kontribuoni në lehtësimin e jetesës së këtyre kategorive me nevojë në qytetin tonë.

Xhamia e Klleznës ka të regjistruar mbi 200 familje nga i gjithë territori i komunës së Ulqinit dhe Krajës. Shpresojmë që nga ky projekt të përfitojnë këto 200 familje.

Me Shportën e Ramazanit 2013, u shpërndanë 145 shporta për 145 familje. Ndërsa me,Shportën e Ramazanit 2014, Ramazanin e kaluar u shpërndanë 220 shporta për 220 familje.

Pakot do të shpërndahen në natën e Kadrit dhe në natën e Fitër Bajramit, ku edhe këtyre familjeve sadopak t’ju kthejmë buzëqeshjen në këtë muaj të shenjtë, ku buzëqeshja e tyre është amaneti i jonë.

Një pako do të përmbajë këto lloje produktesh:

 - 5 kg. Miell; - 2 l. Voj; - 3 kesa Makarona; - 1 kg. Sheqer; - 1 paketa Çaj filtër; - 1 kg. Oriz; - 3 kesa Supa të gatshme; - 1 kuti Keksa; - 1 kuti Hurma; - 500 gr. Veget; - 2 copa Sapunë; - Detergjent; - Shampo për flokë; - Pastë për dhëmb

 Në emër të Komisionit të Shportës së Ramazanit dhe në emër të këtyre kategorive ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën e cila do të përcaktohet nga ana Juaj.

 I Dërguari i Zotit, Muhamedi a.s. ka thënë:

“Sadakaja nuk e pakëson pasurinë”

“Ai që kujdeset për të shkretët dhe të varfërit është sikur ai që lufton në rrugën e Zotit”

“Lusim Zotin e Lartëmadhëruar që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në veprat e mira”

Me respekt

Komisioni i Shportës së Ramazanit

 

Kontribuo dhe Telefono tani: (Komisioni 7 anëtarësh)

069 826 829;       069 829 579;       069 520 306

(Na kontaktoni për kontributin që ofroni, dhe NE vijmë në vendin e përcaktuar nga ju)

Ulqin, 18.06.2015 – Ramazan 2015

SHPORTA E RAMAZANIT = 2015 - A3

Lini një Përgjigje