Të Fundit
Do të vjen një kohë tjetër

Do të vjen një kohë tjetër

Në një rast, Abdullah ibn Mesudi (r.a.), i tha një njeriu:

Ti po jeton në një kohë në të cilën:

– Ka pak këndues të Kuranit (njohës të rregullave të texhvidit), por ka shumë dijetarë të mirëfilltë të cilët i respektojnë kufijtë kuranorë dhe veprojnë sipas tyre.

– Ka pak prej atyre që lypin dhe kërkojnë ndihmë, por ka shumë nga ata që japin.

Ti po jeton në një kohë në të cilën:

– Namazet zgjaten, ndërsa hutbet shkurtohen, dhe në të cilën:

– Veprat e njerëzve janë përpara dëshirave të tyre.

Por njerëzve do tu vjen një kohë e tillë, në të cilën:

– Do të ketë shumë njohës të këndimit të Kuranit, por do të ketë pak dijetarë të mirëfilltë të cilët do t’i respektojnë kufijtë kuranor dhe do të veprojnë sipas tyre.

– Do të ketë shumë prej atyre që lypin, por pak prej atyre që japin.

Në atë kohë:- Njerëzit do t’i shkurtojnë namazet, ndërsa do t’i zgjasin hutbet dhe do t’i vendosin dëshirat e tyre përpara veprave të tyre.”

Përkthim: Miftar Ajdini