Të Fundit
Disa këshilla të shkurtra për përgatitje të Ramazanit

Disa këshilla të shkurtra për përgatitje të Ramazanit

Askush nuk shkon askund pa u përgatitur, dhe askush nuk e fton musafirin e të mos përgatitet për mirëpritjen e tij/saj. Në mënyrë të ngjashme, ne duhet të përgatitemi edhe për pritjen e ramazanit, muajit të agjërimit.

Në vijim, ja disa këshilla se si të përgatitemi për ramazan:

  1. Të lexojmë Kuran çdo ditë pas namazit të sabahut.
  2. Të dëgjojmë lexim të Kuranit.
  3. Të shkojmë në shtrat më herët, që të mund të zgjohemi për namaz të sabahut.
  4. Sa më shumë le të jemi me abdest.
  5. Para gjumit, le ta bëjmë vlerësimin e asaj dite.
  6. Ta falënderojmë Allahun për veprat e mira të bëra, kurse të pendohemi për mëkatet.
  7. Të japim sadakë çdo ditë, pavarësisht nga shuma. Le të na bëhet zakon, sikurse ushqimi dhe pija.
  8. Të falim namaz nafile, p.sh. namaz të natës.
  9. Të lexojmë librat me tematikë islame, sidomos Kuran, histori (islame), hadith dhe fikh.
  10. Tu ndihmojmë të tjerëve me diturinë dhe talentin tonë.
  11. Të mundohemi të shkruajmë artikuj rreth Islamit për muslimanët dhe jo-muslimanët.
  12. Të shoqërohemi me dijetarë dhe njerëz të devotshëm që të mësojmë prej tyre.
  13. Të mësohemi të bëjmë mirë dhe t’ua ofrojmë ndihmën tonë të tjerëve për hir të kënaqësisë së Allahut.

Në muajin ramazan, duhet të shmangemi:

  1. Mos të shikojmë televizorin, por në vend të tij, të lexojmë Kuran dhe literaturë islame.
  2. Mos të shikojmë imazhe të pa moralshme, qoftë në revista, në katalogje, etj.
  3. Mos të shikojmë filma (në përgjithësi); por në vend të tyre, le të shkojmë në xhami, në tubime islame, dhe kjo le të na bëhet shprehi e përditshme.
  4. Mos të hamë tepër ushqime. Le të hamë vetëm kur kemi uri dhe ta lëmë 1/3 e barkut tonë bosh, sipas hadithit të Pejgamberit (savs).
  5. Mos të konsumojmë (shumë) kafe, çaj dhe pije të gazuara.
  6. T’i pakësojmë udhëtimet e biznesit aq sa të mundemi, në mënyrë që gjatë ramazanit të jemi sa më afër me familjen tonë.
  7. Mos të shkojmë vonë në gjumë. Le të shkojmë në shtrat më herët, në mënyrë që të zgjohemi më të lehtë për namaz të natës dhe namaz të sabahut.

– Është shumë më mirë të përgatitemi për ramazan se sa ta presim pasivisht këtë muaj të bekuar. Përgatitja për çdo gjë në jetë është tregues i mençurisë dhe pjekurisë.

Askush nuk mund të jetë i sigurt se a do ta presë ditën e nesërme.

Prandaj, le të nxitojmë dhe t’i shfrytëzojmë begatitë dhe shpërblimet e Allahut.

IslamBosna.ba

Përkthim: Miftar Ajdini