Me datë 26.03.2025 në xhaminë e Klleznës u organizua mbrëmje fetare kushtuar Natës së Kadrit, ku mbasi u fal namazi i teravive, patëm një program të larmishëm, ku ligjëratën kryesore e mbajti imami i xhamisë.
E veçanta e kësaj nate ishte për nxënësit e mësim-besimit, ku një pjes e nxënësve mbasi përfunduan nivelin mësimore, u shpërblyen me dhurata të ndryshme, me certifikata e mirënjohje, saqë për nxënësit do të mbahet në mend kjo natë dhe gëzimi i tyre për arritjet në mësim-besimin islam.
Dhurata kishte edhe për të ftuarit, duke iu dhuruar literaturë islame të ndryshme, dhe në fund një koktej i begatë të përgatitur nga nënat dhe motrat tona.
Zoti i shpërbleft të gjithë ato që kontribuan në gëzimin e fëmijëve tanë dhe që kjo natë kaloj në një atmosfer të këndshme që do të mbahet mend gjatë në memorien tonë nga të gjithë të pranishmit.
Zoti na pranoftë çdo vepër të mirë.