Të Fundit
Pesë vepra që duken të “padëmshme” por kanë dënim të madh në Botëm Tjetër

Pesë vepra që duken të “padëmshme” por kanë dënim të madh në Botëm Tjetër

Pesë vepra të këqija që duken “të padëmshme”, por që shkaktojnë dënim të madh në botën tjetër

Kur mendojmë për veprat e këqija për të cilat pason dënimi sipas Islamit, mendjet tona zakonisht fokusohen në ato që janë më të qarta si shirku, vrasja, bixhozi, pirja e alkoolit dhe kështu me radhë, por këto nuk janë veprat e vetme që mund të na sjellin dënim edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.

Disa vepra të këqija neve na duken normale, të vogla dhe të parëndësishme, andaj lehtë i harrojmë ato, ose e neglizhojmë faktin se disa prej tyre janë çështje serioze për të cilat mund të ndëshkohemi rëndë, shkruan portali iiph.com.

1. Nëse u bëjmë zili të tjerëve

Zili do të thotë të shikojmë atë që njerëzit tjerë e kanë dhe të dëshirojmë që ajo të jetë e jona, apo edhe më keq, të dëshirojmë që ajo që ata e kanë të ju merret. Kjo është sëmundje e zemrës dhe tregon mos kënaqësi me atë që Allahu na ka dhuruar.

Këto ditë është shumë lehtë të biem në grackë dhe të bëhemi ziliqar, sidomos kur mediat sociale i përforcojnë gjërat e mira që ndodhin në jetën e njerëzve. Sapo të hyjmë në Facebook apo Instagram, do të na vërshojnë fotografitë nga pushimet apo martesat, fotografi të familjeve të lumtura dhe të shokëve të lumtur. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, kjo është një rrugë për zili në të cilën ngadalë fillojmë të hyjmë.

Mënyra më e mirë për ta parandaluar zilinë është që ta praktikojmë kënaqësinë. Të jemi të kënaqur me atë që kemi dhe ta falënderojmë Allahun e Plotfuqishëm, sepse vetëm Ai mund të na japë më shumë.

2. Shtypja e të tjerëve

Shtypja manifestohet në shumë forma: me shpifje, me abuzim, me mashtrim apo me çfarëdo lloji të përdorimit të forcës, e cila është e padrejtë ndaj personit tjetër.

Nuk ka humbje më të madhe për muslimanin në Ditën e Gjykimit sesa të mos ketë vepra të mira.

Edhe pse vetëm veprat tona nuk do të jenë të mjaftueshme për të hyrë në Xhenet, sepse do të na nevojitet edhe mëshira e Allahut të Madhërishëm, mirëpo është shumë e rëndësishme që të kemi vepra të mira të cilat mund të flasin për ne.

Tani ta imagjinojmë një person i cili ka pasur vepra të mira, por i janë marrë për shkak të zilisë që u ka bërë njerëzve të tjerë. Ajo është sikur të mos ketë bërë fare asnjë të mirë në jetën e tij.

3. Përgojimi i njerëzve të tjerë

Përgojimi është vepër e keqe, por megjithatë ajo aq shpesh na ndodh sa që vështirë e vërejmë.

Sa herë, në bisedat tona të parëndësishme, flasim për persona në atë mënyrë që ata do të hidhëroheshin, nëse na dëgjonin duke folur?

4. Lëvdata para njerëzve me veprat e mira

Admirimi dhe lavdërimi para njerëzve nuk duhet të jetë arsye për veprat tona të mira dhe për ndihmën e të tjerëve. Nëse ndodh që veprat tona të mira të bëhen publikisht, dhe njerëzit të na lavdërojnë, aty nuk ka asgjë të keqe. Përndryshe, është e këshillueshme që veprat e mira të një personi të mbeten mes tij (apo asaj) dhe Allahut të Madhërishëm. Kjo sjell më shumë shpërblime, dhe e mbron personin nga turpi në Ditën e Gjykimit.

5. Përfolja e bamirësisë së kryer

Nëse dikush na ka bërë një shërbim dhe nuk ndalet duke na e përmendur, atëherë e ndiejmë dhe përjetojmë një ndjenjë shqetësimi. Përveç fshehjes së veprave të mira para njerëzve, gjithashtu është e rëndësishme që mos ta përfolim bujarinë ose shërbimin para njerëzve të tjerë. Kjo është shenjë e arrogancës.

Nëse Allahu na ka mundësuar të jemi në një pozicion që mund t’i ndihmojmë një personi tjetër, ta përdorim këtë si mjet për të fituar shpërblim, e kurrsesi si mjet për të fituar ndëshkim..

Përkthim: Miftar Ajdini